“Një ish e/i Dashur po rikthehet’ Kujdes marrjen e një pune”/ Horoskopi mujor i muajit Prill 2024 nga Suzanë Miller″


DASHI

Prilli do të jetë një muaj pozitiv në përgjithësi, por java e parë ka të ngjarë të kërkojë vëmendjen tuaj në mënyrë të veçantë. Për shumicën e njerezve të shenjëës së Dashit, duket do të shfaqet një eklips hënor i Hënës së Plotë me 4 prill te shenja e Peshores,i cili do te ndriçoje sektorin tuaj te marrëdhënieve personale. Një person me pozitë të rëndësishme, mund të jetë në një gjendje shpirtërore të ngarkuar, ose kyperson, qe me shume gjasa është femër, do të përfitojë nga një situatë e paqëndrueshme, duke ju sfiduar padrejtësisht për të marrë vëmendjen në kurrizin tuaj. Gruaja në fjalë mund të jetë shefja, bashkë-punëtorja ose nje konkurrente e juaja, por detajet nuk janë të qarta; ekziston mundesia që personi mund të mos jetë punën tuaj, por ndoshta anëtar i familjes. Urani në shenjën e Dashit do të bëjë që ju të doni të përgjigjeni në mënyrë rebele, por reagimi më i mirë do të ishte që të prisni në heshtje deri sa të gjitha situatat të qetësohen.

Ky episod do të trondisë nervat tuaja, por qëndroni të qetë sepse Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit të mirë, është i vetëdijshëm për situatën dhe do tju mbeshtese e mbrojë gjatë gjithë kësaj situate.Përveç kësaj, Afërdita, planeti që sundon shenjën e Peshores (ku do të shfaqet eklipsi) do te jetë në harmoni me planetin e Plutonit. Duket se një aleate femër do tju vijë në ndihmë – dhe e vërteta do t’ju bëjë të ndiheni i lirë.

Jeta juaj dashurore, veçanërisht në qoftë se jeni vetëm, është gati për të marrë një lajm befasues, tani që Jupiteri, do të hyjë në qarkullim më 8 prill. Jupiteri është planeti i fatit të mirë dhe do të mbetet në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë deri në mes të gushtit. Një nga ditët tuaja më të mira për të përjetuar romancën do të jetë në mes të javës, më 22 prill, kur Afërdita dhe Jupiteri do të punojnë së bashku, për tju ndihmuar që të ndieni goditjet e mrekullueshme të shigjetës së Kupidit.

Gjithashtu, ju mund ti kushtoni vëmendje të vecantë edhe fundjavës së 25-26 prill, kur Afërdita në shenjën e Binjakëve do të kontaktojë Uranin, planetin e surprizave, në shenjën e Dashit. Ju mund të largoheni për një kohë të shkurtër dhe aty të gjeni një person të ri, i cili në mënyrë të papritur do të ndryshojë çdo gjë. Nëse ju jeni në një marrëdhënie, kjo fundjavë do jetë mbresëlënëse dhe shumë argëtuese. Karriera juaj është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, por tani, me hyrjen e Plutonit në prapavijë, më 16 prill, gjërat mund të ngadalësohen. Prej kesaj datë deri në 25 shtator, datë kur Plutoni do të kthehet në fazën active, do të ishte e mençur nga ana juaj që të merreni me ato që keni arritur, në vend që të synoni territore te reja apo marrëdhënie të tjera profesionale. Merruni me projektet tuaja pas 18 Prillit, atehere kur Hëna e Re do të shfaqet në shtëpinë tuaj te dhjetë të prestigjit dhe famës dhe performanca juaj do të lavdërohet shumë nga kritikët dhe shanset për të ecur përpara janë më të mëdha.

Një Hënë e Re shumë e rëndësishme ( ne shenjën e Dashit) do të jetë ajo e 18 prillit, e cila mund të sjellë lajme të habitshme, duke bërë të mundur që të ndiqni një ëndërr, të cilën e kishit të paarritshme më parë edhe për ta imagjinuar. Nëse jeni të etur për ndryshim, kjo Hënë e re do tju japë mundësi të reja, të cilat do të jenë domethënëse për jetën tuaj. Ky është momenti ku ju duhet ti lini pas të gjitha situatat apo marrëdhëniet që janë jofunksionale ose nuk kanë vlerë dhe për të shkuar përpara, drejt krijimit të rrethanave më të mira. Nëse ditëlindja juaj bie në 18 prill (ose afër), ju do të keni dyfish më shumë fat nga kjo Hënë e Re, duke bërë të mundur që planet tuaja të realizohen.

DEMI

Një zhvillimin i ri në lidhje me shëndetin tuaj apo në lidhje me një projekt pune, ka mundësi të arrijë në një stad të rëndësishëm, me shfaqjen e eklipsit hënor të Hënës së Plotë, në shenjën e Peshores, më 4 prill. Nëse diçka shfaqet papritur, duhet të kujdeseni mirë për të dhe nëse është e nevojshme, të bisedoni edhe me doktorin tuaj.

Nëse çështja ka të bëjë me shëndetin tuaj dhe keni nevojë për një specialist, tregoni anën tuaj praktike (si Dem që jeni) duke kërkuar një sërë mendimesh mjekësore. Sëbashku me mjekun tuaj, hartoni planin më të mirë të veprimit.

Nëse kjo situatë ka lidhje me një projekt pune , me shfaqjen e eklipsit të datës 4 prill, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Nuk është nevoja të shqetësoheni – ju do të keni dy planete të mëdha, të cilët do tju ndihmojnë që të zgjidhni ndonjë vështirësi që do të krijohen – do jetë Jupiteri dhe planeti që sundon shenjën tuaj, Afërdita – kështu që gjërat nuk kanë për të qenë aq të vështira sa do tju duken në fillim. Shmangni çdo përplasje të mundshme dhe mendojini gjërat mirë. Më e mira është që të prisni derisa të qetësohet cdo gjë. E vërteta e çdo situate do të dalë në dritë pas disa ditësh.

Ju keni një avantazh të madh këtë periudhë, pasi planeti i Marsit do të hyjë në shenjën e Demit më 1 prill, për të qëndruar aty deri në 11 maj, duke ju dhënë momentin e duhur për të filluar iniciativa të reja të rëndësishme në çdo fushë të jetës që keni dëshirë. Marsi do tju lejojë që të tregoni pasionin, energjinë dhe besimin tuaj për të arritur qëllimet që keni vendosur. Nëse ju jeni skeptik për aftësinë që keni për të impresionuar njerëzit me pozitë, keni për tu bindur më 21-22 prill, kur Marsi, Plutoni, Afërdita dhe Jupiteri, do bëjnë të mundur që ju të shkëlqeni profesionalisht, pse jo dhe në sektorin e romanncës.

Një udhetim i shkurter do tju rigjenerojë, kështu që merrni në konsideratë fundjavën e 25-26 prillit, pasi Afërdita dhe Urani do të nxisin ndjenjën e argëtimit dhe romancës, në mënyrën me të mirë të mundshme. Hëna do të jetë në shenjën mbretërore të Luanit, kështu që rezervoni një natë në një hotel luksoz, për ta shijuar në maksimum shoqerinë e njëri tjetrit.

BINJAKET

Një marrëdhënie dashurie mund të shfaqet në prag të eklipsit të hënës së plotë, në 4 prill . Ky eklips kokëfortë do të zbulojë lajme të papritura dhe me Uranin (surprizat) dhe Plutonin (forca) në pozicion të vështirë me njëri tjetrin, ju mund të tronditeni nga ajo që do të dëgjoni dhe të shqetësoheni se nuk do të keni shumë mundësi për t’u marrë me këtë çështje. Ju do të keni zgjedhjet tuajat dhe ato do të bëhen të qarta më vonë gjatë javës, kështu që këshilla është që të mbani frymëmarrjen deri atëherë. Jupiteri në shtëpinë tuaj të komunikimit, do tju dhurojë ju gjithë fjalët e duhura për të diskutuar çdo episod me një person pranë jush. Marrëdhënia mund të jetë e ngatërruar, kështu që mos nxitoni për të gjykuar, para se të mblidhni të gjitha faktet. Një re pluhuri do të ngrihet lart, kështu që fillimisht do të jetë e vështirë për të parë të vërtetën nga jo e verteta, por të gjitha eklipset kanë një akt të dytë veprimi, ku më shumë informacion është i disponueshëm në vazhdimësi.

Ndërkohë, ju do të jeni të shqetësuar në lidhje me mirëqenien e një prej fëmijëve tuaj, ose një shtatzani e papritur do tju detyrojë që të mendoni për atë që ju doni të bëni. Ju do të jeni përgjegjës për rezultatin e këtij eklipsi, pasi nuk ka paracaktime në astrologji. Jepini vetes kohë për tu marrë me ndjenjat tuaja. Eklipset bëjne shumë pluhur (nga vrulli qe vijne), kështu që prisni deri sa të qartësohet situata dhe gjithcka do të shkojë në vendin e duhur.

Pjesa tjetër e muajit është e thjeshtë për tu menaxhuar. Hëna e re në datën 18 do të sjellë një grup njerëzish të rinj në jetën tuaj dhe disa prej tyre mund të bëhen miq të vërtetë me ju. Miqtë tuaj të rinj do të jenë shumë ndryshe nga ata që keni deri në këto momente. Ata do tju motivojnë ju për të krijuar projektet tuaja.

Miqtë tuaj të rinj duket se janë më të lidhur dhe ju do të gjendeni para një situate ku një person, falë mbështetjes së universit, do të mund tju ndihmojë ti ktheni ëndrrat në realitet.

Nëse ju keni nevojë për fonde, investime e cështje bankash, një kohë e përshtatshme për këtë është 21 Prilli si një periudhë për të përgatitur planin tuaj të biznesit.

Sa më kreative,vizionare dhe imagjinare të jenë idetë tuaja, më shumë shanse do keni ju, fale edhe prezencës së Neptunit në shtepinë e famës dhe prestigjit. Ndërkohë Plutoni në shenjën e Bricjapi, i pozicionuar prej vitesh në shtëpinë tuaj të parasë së njerëzve të tjerë, do tju bëjë më dominant në këtë fushë. Nëse ju keni filluar të punoni në një fushë të re dhe ide të re do t’ju duhet të dini gjithcka jeni duke bërë në këtë fushë. Ju nuk do të jeni në gjendje të tregoni idetë tuaja tek personat e rendesishem ( drejtues, supervizore) deri në mes të Majit.

Ju kerkoni argëtim dhe romancë shumë dhe ju do të keni kohë për t’u çlodhur. Afërdita do të shkojë në shenjën e Binjakëve më 11 prill, për të qëndruar deri më 7 maj, dhe do të punojë për të rritur potencialin tuaj. Kjo gjithashtu e bën këtë periudhë një kohë ideale për të shkuar per blerje rrobash me cilesi qe tregojne vlerat tuaja. Merruni me flokët tuaj dhe kozmetikën më shumë këtë periudhe – Afërdita në shenjën e Binjakeve do t’ju ndihmojë të vendoseni në fokusin e të tjerëve që ju doni tju shohin. Ditë e mirë për blerje apo konsultime me ekspertë të bukurisë, do të jetë në 22 prill, kur Afërdita do të marrë rrezet e arta nga Jupiteri, planeti i lumturisë shkëlqyese.

E njëjta ditë e 22 Prillit,do të jetë një ditë speciale, ku mbrëmja do të jete e këndshme dhe shumë romantike. Fundjavë e mbarë për ju, dashurinë dhe argëtimin, do të jetë kur Aferdita në shenjën e Binjakeve, e cila udhëheq shtëpizen tuaj të dashurisë, do të formojë një lidhje të mirë astologjike me Uranin, planetin e surprizave, në datat 25 dhe 26 Prill.

Kur Marsi hyn në shenjën e Binjakeve në datën 11 Maj, për herë të parë pas dy vitesh, ju do të jeni duke levizur shumë shpejtë. Është koha kur Ju do ti thoni botës gjithcka ju keni bërë në fshehtësi deri në ato caste.Do të jeni i fuqishëm dhe i prirur për udhëheqje dhe tërheqie profesionale dhe në dashuri magnetizmi juaj do të jëtë i fuqishem: kush do tju rezistoje ju do të jetë pyetja e rradhes.

GAFORRJA

Situata juaj e jetës së përditshme ka për të ndryshuar në mënyre gati rrenjësore, ndoshta më shpejt sesa kishit parashikuar, për shkak eklipsit të hënës së Plotë që do të shfaqet në 4 Prill. Ky eklips ka disa elementë zemërimi, por planetet e tjera kanë për tju ardhur në ndihmë, ndaj mos u ndieni i humbur. Pjesa e vështirë do të jetë natyra e papritur e lajmeve dhe fakti sesi këto ndryshime dinamike në shtëpi, do të prekin edhe pjesë të tjera të jetës tuaj, duke përfshirë edhe karrierën. Dikush do të hyjë në një linjë të vështirë me ju. Kjo mund të jetë martesa juaj apo partneri/ortaku në biznes, ose dikush tjetër që dëshiron që ti bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk pranon të jetë i hapur ndaj stimujve të rinj.

Për fat të mirë, Jupiteri tani ndodhet në sektorin tuaj financiar, duke sugjeruar se ju tashme jeni gati që të merrni një sasi bujare të hollash. Nëse ju nuk keni dëgjuar akoma lajmin për mbërritjen e e një shumë parash, ndoshta në fillim të prillit, kur Jupiteri do të arrijë në sektorin tuaj të karrierës dhe të sektorit të reputacionit, do të krijojë mundësinë e rritjes tuaj në punën që punoni, pavarësisht nga lajmet që mund tju trondisin ju në eklipsit e 4 prillit. Ndonjëherë zgjedhjet e detyruara sjellin ndryshime që janë në favorin tonë, e dashur Gaforre.

Hëna e Re e 18 prillit do të sjellë mundësi të mira profesionale. Kjo do të jetë Hëna më e mirë gjatë këtij viti, ne lidhje me sektorin e karrierës tuaj, duke e bërë prillin një muaj kritik në lidhje me vendimet profesionale që ju duhet të bëni. Ju duket se do të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur, gjatë ditëve në vijim të shfaqjes së hënës së re.

Jeta do t’ju sjellë kohë të mjaftueshme për tu argëtuar dhe për të kaluar limitet e kënaqësisë. Marsi në shenjën e Demit do të shohë se ju keni shumë ftesa për tu socializizuara dhe miqtë do të duan qe tju përfshijë në ceshtje që do tju marrin shumë kohë. Kur planeti i Marsit dhe Plutonit do të takohen në 21 Prill, ju mund të jeni në një tubim, ku shumë njerëz të suksesshëm do të marrin pjesë –mbani kartëvizita me vete, pasi do të keni mundësi shumë të mira për tu takuar me njerëz të rëndësishëm.

Një tjetër fundjavë që është e sigurtë që do të jetë romantike, sentimentale dhe poetike, do të jetë 12 prilli, kur Marsi dhe Neptuni do të jenë në harmoni me njëri tjetrin, duke krijuar një atmosferë gati qiellore për ju, për të takuar një person të ri. Nëse keni takim gjatë kësaj mbrëmjeje, merrni në konsideratë për të shkuar në një muze, koncert, balet, apo lexim poetik.

Më 29 Prill, Dielli dhe Neptuni do të bashkëpunojnë, duke bërë që të merrni pjesë në festat që ju ftojnë të ndiqni. Nëse ju mund të shkoni në një vend të bukur pranë ujit, ju do të kthehet i mbushur plot me ndjenja të reja. Nëse ju mund të merrni disa ditë pushim, bëjeni, e Dashur Gaforre.

LUANI

Beni çantat gati të dashur Luanë, pasi shumë shpejt do të jeni në udhëtim. Duket se me shfaqjen e eklipsit hënor të Hënës së Plotë, më 4 Prill, ju do të lëvizni diku jashte vendbanimit tuaj. Afërdita është planeti që udhëheq këtë eklips dhe është pozicionuar në sektorin tuaj të pozitës dhe reputacionit, kështu që duket se keni për të udhëtuar për qëllime pune. Fillimisht, gjërat nuk do të shkojnë sipas planit. Ju mund të jeni duke shpresuar për të marrë një sinjal apo aprovim nga klienti/donatori juaj, por problemet e administrimit të projektit, nuk e kanë kënaqur klientin tuaj. Ju mund të mos keni qenë në dijeni për pakënaqësinë e tij, kështu që lajmi që do të merrni do të jetë shumë i papritur për ju. Mbajini nervat tuaja dhe dëgjoni me qetësi ankesat e tij, me qëllim që të reflektoni mbi atë që dëgjoni.

Edhe pse ju mund të supozoni se kjo detyrë është duke dalë nga shinat, ju do të keni të tjerë planete mbështetëse që do t’ju lejojnë që të ruani reputacionin tuaj. Jupiteri, planeti i fatit të mirë në shenjën e Luanit, do të takohet me Uranin impulsiv, në sektorin tuaj të udhëtimit, duke treguar një dhembshuri të tillë, që do të shkrijë të gjitha problemet shqetësuese. Saturni, planeti i jetëgjatësisë, do të jetë në pozicion të mirë me Merkurin, planetin e negociatave dhe kontakteve, kështu që ju keni mundësinë për të hartuar një marrëveshje të re , e cila do ti rezistojë kohës.

Qershia mbi tortë është planeti i Marsit, që do të hyjë në 1 Prill në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmime, arritjes dhe famës, për të qëndruar aty deri në 11 Maj. Kjo shënon një moment të rëndësishëm për vitin 2015, në lidhje me progresin në karrierën tuaj , aq më tepër që ju nuk keni pasur ndihmë prej këtij planeti, këto dy vitet e fundit.

Vetëm dy ditë pas Marsi të largohet nga sektori i karrierës tuaj, në 17 Maj, do të ketë një tjetër Hënë të Re, në të njëjtin sektor të kartelës tuaj, duke ju dhënë mundësinë që të fitoni një medalje argjendi. Nëse po e mendoni seriozisht që të rriteni në detyrë apo të merrni një pagë më të lartë, mobilizohuni këtë muaj dhe rifreskoni CV tuaj, për të qënë gati për te filluar diskutimet. Pyesni kolegët dhe drejtuesit për mënyrën e prezantimit dhe këshilla për ceshtje te tilla promovuese. Mos lejoni asgjë që tju tërheqë vëmendjen – mendojeni veten ne timon dhe sytë e përqëndruar në rrugën përpara, pa shprërqëndrime rreth e rrotull.

Në sektorin e dashurisë, falë Jupiterit në shenjën e Luanit (deri në 11 Gusht) ju do të rrezatoni shumë magnetizëm. Përpiquni të dilni sa më shumë me shoqërinë, sepse është mëkat që të mbylleni brenda, në një kohë kur potencialin juaj për të gjetur dashurinë është kaq i fortë. Përveç kësaj, Afërdita, planeti i dashurisë, do të kalojë përmes shenjës së Binjakëve nga data 11 Prill deri në 7 Maj; prandaj gjatë kësaj kohe ju do të merrni më shumë ftesa për në festa se zakonisht. Miqtë do t’ju përkëdhelin shumë dhe kënaqësia që do të merrni në 22 prill mund të jetë për ta shënuar në librin e kujtimeve. Fundjava e 25-26 Prill do të jetë tepër e veçantë dhe sigurisht e denjë për tu larguar nga rutina me të dashurin apo bashkëshortin tuaj.

Kaloni me sukses eklipsin e 4 prillit dhe te jeni të sigurt se pjesa tjetër e muajit do jetë e qetë dhe shumë pozitive për ju!

VIRGJERESHA

Tregoni kujdes për financat tuaja, pasi një Hënë e Plotë e fuqishme në shenjën e Peshores duket se do të shfaqet në 4 prill. Eklipset janë shumë të fuqishme dhe sjellin vendime të prera, qoftë për fillimin ashtu dhe mbarimin e diçkaje, por me praninë e Uranit dhe Plutoni, ku lajm ka për të qëne krejt i papritur për ju. Megjithatë duhet të bëni pak durim, pasi do të keni mbështetje të mjaftueshme planetare nga planetet e tjera, për ta situatën në favorin tuaj. Shumë më vonë, ju mund të konkludoni që episodi i ndodhur ishte një bekim, ose në rastin më të pakët, nuk ishte fatkeqësia që ju fillimisht supozuat se do të ishte.

Llojet e fondeve që mund të jeni duke menduar kanë të bëjnë me pagën, kursimet ose një investim, por mund të ketë lidhje edhe me taksat apo çështje administrative. Nëse ju keni bërë kërkesë për rritje rroge, përgjigjja do të vijë brenda katër ditëve të këtij eklips. Paratë mund të vijë te ju, por edhe do të shkojnë jashtë portofolit tuaj, pasi ju mund të keni një shpenzim të madh dhe shumë të papritur, me shfaqjen e kësaj Hënë të Plotë. Megjithatë, ju mund të dilni kesaj situate përpara, në qoftë se tregoheni të mençur.

Çështjet financiare mund të kenë të bëjnë me taksat, ndarjen e pasurisë pas një divorci, një trashëgimi, një kredi studentore, ose mund të përqendrohen tek burimi juaj i të ardhurave (dhe një meditim në lidhje me faktin nëse ju jeni i kënaqur me mënyrën sesi i nxirrni paratë tuaja). Këto janë disa shembuj. Edhe pse Plutoni do të jetë në humor jo të mirë dhe Urani, planeti i befasive do të shkaktojë situata të paqëndrueshme, duket se keni mjaftueshëm përkrahje planetare nga planetet e tjera. Ky eklips mund të sjellë lajme me të vërtetë shumë të mira financiare, sa hap e mbyll sytë. Është gjithashtu e mundur se nëse një lajm është negativ në fillim, ngjarjet do të punojnë në favorin tuaj me kalimin e kohës.

Afërdita, një lojtar kyç në këtë eklips dhe planeti më i lartë i pozicionuar në kartelën tuaj diellore (domethënë Afërdita ndodhet mbi gjithë planetët e tjerë) do të jetë pozicionuar bukur te planeti i Plutonit, kështu që pavarësisht luhatjeve të fillimit, mund të shihni një fund të lumtur në lidhje me financat tuaja. Më tej, Jupiteri do të jetë në kënd ideal me Diellin dhe Uranin, kështu që ju mund të merrni ne mënyrë të papritur të holla, pasi të dëgjoni lajme të ndryshme në këtë kohë, sado e çuditshme të duket e gjithë kjo. Dikush me ndikim duket se është duke u kujdesur për ju, për të parë që po i bëni gjerat mirë, por ju nuk e dini identitetin e këtij personi, të paktën jo që në fillim. Një mik i juaji, gjithashtu duket se ka rol të rëndësishëm në atë që po ndodh dhe do të punojë për të mirën tuaj. Ju do ta mësoni kush është ky person kaq besnik ndaj jush, kështu që shprehini mirënjohjen tuaj.

Pjesa tjetër e muajit do të jetë shumë më pak dramatike. Paratë do të jenë përsëri në fokusin tuaj gjatë shfaqjes së Hënës së Rë më 18 Prill. Kësaj here, kjo Hënë e Re do ti hapë rrugë mundësive financiare. Me Uranin kaq afër Diellit, në qoftë se ju merrni ndonjë vendim,konsultohuni me këshilltarin tuaj financiar, pasi ju mund të behëni shumë impulsiv dhe i nxituar. Cështjet financiare që do të jenë në vëmendjen tuaj do jenë siguracionet, kreditë, trashëgimitë dhe kështu me radhë, por jo paga.

Në aspektin profesional, 21-22 prilli do të jenë ditët tuaja më të mira të muajit, sepse Afërdita dhe Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jenë në harmoni më njeri tjetrin. Ju mund të fitoni vëmendje ose të arrini një sukses të madh në punë, i cili mund tju vendos në listën e punonjësve me yll të artë. Përfitimet do të vijne tek ju dhe ju nuk do ta dini se kush esht epas ketyre te mirave. Mendojeni fatin tuaj si një buqetë të madhe e të bukur, që universi jua ka dërguar me shumë dashuri.

Udhëtimi do të jetë në planet tuaja dhe me shumë gjasa do të jetë për çështje pune. Do tju pëlqejë shumë ky udhëtim – do të shkoni në një qytet emocionues, larg vendbanimit tuaj. Ky udhëtim, nëse bëhet midis datave 18-26 prill, me shumë gjasa do të jetë i suksesshëm dhe ju do të ktheheni me qëllimin tuaj të realizuar. Ndoshta ju mund të fitoni një komision të mirë apo shpërblim nga puna që keni bërë. Më shumë lajme emocionuese do të mbërrijnë në prag të ditës së diel, më 26 prill. Gjithashtu kushtojini vëmendje të premtes,më 24 Prill, pasi lajmet mund të arrijnë para se të fillojë fundjava.

Romanca do të jetë më pak aktive se karriera dhe të ardhurat, por gjithsesi do te keni një ditë të bukur për argëtim dhe dashuri, më 29 prill, kur Dielli dhe Neptuni do tju sigurojnë një mbrëmje të këndshme.

PESHORJA

Prilli mund të jetë muaji më i rëndësishëm i këtij vitit për ju, sepse do të shfaqet Hëna e Plotë në shenjën e Peshores, më 4 pril. Eklipset e Hënës së Plotë bëjnë që gjërat të arrijnë kulmin e tyre dhe kjo do të përfshijë një marrëdhënie të ngushtë në dashuri, martesë, ose biznes/punë. Urani do të veprojë në mënyrë të egër dhe duke qenë se ai është planeti i rebelimit, mund të ndodhë që të shikoni sesi partneri juaj të veprojë në mënyrë të paparashikueshme, duke bërë që nervat tuaja të arrijnë kulmin.

Një tjeter mënyrë sesi mund të manifestohet kjo është që ndoshta partneri juaj të jetë duke kaluar një krizë dhe ju duhet të lini çdo gjë që keni në dorë dhe ta ndihmoni atë.

Ju mund të keni nevojë për të bërë një plan të ri veprimi në lidhje me këtë marrëdhënie, pasi nuk do të keni mundësi që të ktheni mbrapsht kasetën për te parë çfarë ka ndodhur. Kur një eklips shfaqet, reagimi i vetëm është lëvizja përpara. Ju do të dini cfarë të mendoni e veproni, pasi ky eklips do të jetë në shenjën e Peshores . Ju mund të merrni një shtysë tani, sidomos po të keni qënë i lëkundur se çfarë të bëni në lidhje me marrëdhënien tuaj para se ky eklips të shfaqej. Shpesh, një eklips do të vë në lëvizje ngjarje, që na detyrojnë të bëjmë atë që ne nuk kemi mundur të bëjmë për veten tonë. Në këtë rast, ajo që mund të ndodhë është që eklipsi do bëjë që çdo gjë të vihet në lëvizje dhe të shkojë drejt zgjidhjes, cilado qoftë ajo. Një mik i afërt do tju qëndrojë në krahun tuaj gjatë kësaj periudhe duke luajtur një rol udhëheqës dhe duke qenë burim i këshillave të mençurave dhe mbështetjes emocionale.

Afërdita, sundimtari juaj, do të ndikojë në mënyrën se si do të shkojnë gjërat deri në fund të diskutimit. Për fat të mirë, Afërdita dhe Plutoni do të jenë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, duke treguar se çështje të lidhura me familjen ose shtëpinë do të zgjidhen në mënyrë të këndshme. Pas eklipsit, pjesa tjetër e muajit do të jetë më e lehtë. Hëna e Re në shenjën e Dashit, që do të shfaqet në 18 prill, do të krijojë mundësi që të njiheni me një partner. Nuk është e qartë nëse ky person ka qenë në mendjen tuaj para eklipsit të 4 prillit, ose është dikush krejtësisht i ri. Kjo Hënë e Re do të shfaqet në shtëpinë tuaj të shtatë të partneritetit, qe udhëheq partneritetet romantike dhe të biznesit – kështu një nga këta individë mund të jenë të gatshëm për të nënshkruar dokumenta për të bërë zyrtar bashkëpunimin.

Nëse shtëpia juaj, të tjera prona, ose njerëz që merren me shtëpinë tuaj ose pronat, do te jenë çështja kryesore e Hënës së Plotë më 4 prill, por ju do të shihni një përparim të kënaqshme kur Marsi dhe Plutoni do të jetë në harmoni më 21 prill. Nuk ka dyshim për këtë, 21 prilli do të jetë një ditë shumë e veçantë.

Data 22 Prill do jetë një ditë e shkelqyer për tu argëtuar – mund të them qe do jetë më e mira e muajit. Afërdita dhe planeti i lumturisë, Jupiteri, do të jenë në sinkronizim me njëri tjetrin, ndaj do të shihni sesi një miku juaj do tju mbështesë dhe kujdeset për ju. Në aspektin romantik, kjo do të jetë një ditë shumë e shkëlqyer.

Gjithashtu, fundjava e 25-26 prillit, kur Afërdita do të jetë në humor gjatë kësaj kohe, do tju sjellë shumë surpriza të ëmbla nga çdo anë.

AKREPI

Sapo të fillojë muaji prill, një eklips i Hënës së Plotë do të shfaqet në kartëlen tuaj yjore dhe ju do të zbuloni se një bashkë-punëtor apo klient juaji, mund të ketë vepruar prapa krahëve tuaj, gjë që do tju mërzisë shumë. Sigurisht, ky person ka shpresuar se ju kurrë nuk do ta zbulonit këtë, por eklipset kanë një formë te vecantë për të ekspozuar të vërtetën në një mënyrë shumë të plotë. Ajo që do vendosni të bëni në këtë rast, varet vetëm nga ju, por ju e dinë që informoacioni është pushtet.

Do tju këshilloja të mos harxhonit shumë kohë duke u marrë me këtë situatë, aq më tepër kur punët e karrierës suaj kanë treguesit më pozitivë nga të gjitha shënjat e tjera për vitin 2015 (që do të vazhdojë deri në mes të gushtit). Pothuajse asgjë nuk mund ta dëmtojë reputacionin tuaj ose të ndalojë progresin tuaj drejt majës. Në këtë eklips, Jupiteri do të takohet me Diellin dhe Uranin në shtëpinë tuaj të gjashtë të projekteve, duke siguruar se rezultati do të jetë një sukses i vërtetë. Afërdita do të jetë në harmoni të plotë me sundimtarin tuaj, Plutonin dhe do tju ndihmojë të gjeni të gjitha fjalët e duhura për tia dalë mbanë në çdo situate. Por, nëse kjo nuk ka lidhje me çështje puunë, atëherë mund të bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Një eklips bën të mundur që problematikat të dalin në pah në mënyrë të papritur, kur gjërat janë bëre kritike dhe kanë nevojë për ndihmë profesionale për tu menaxhuar.

Nëse një problem është i fshehur, më shumë gjasa ai do të dale në dritë gjatë shfaqjes së hënës se plotë. Nëse keni nevojë shendetesore, duhet të shkoni dhe të konsultoheni me një specialist, pasi sa më shpejtë ta bëni këtë, aq më mirë do të jetë për ju. Ky eklips do të mbulojë të gjitha fushat e shendetit fizik e mendor, duke përfshirë si çregullime mendore ashtu edhe fizike, por edhe vese qe duhet të hiqni dorë përfundimisht. Në kushtet e një vesi shkatërrues, të cilin keni kohë që e keni, gjatë këtij eklipsi ju mund te kuptoni përfundimisht se duhet të reagoni dhe të hiqni dorë. Suksesi është gjithmonë i bazuar në motivimin e fortë!

Hëna e re e 18 prillit do t’ju japë një shans që ti hyni rregjimit të palestrës dhe të kujdeseni për shendetin tuaj. Do mendoni që të rregjistroheni në kurs joge, apo palestër, ose ti bashkoheni një klase gjimnastike. Ju mund të merrni mësime në një sport të ri ose në kurse atletike, pasi keni deshirë që të konkurroni në sporte të ndryshme. Marsi është në shtëpinë e partneritet, kështu që ju mund të vendosni që tju shoqërojë një miku/mikesha juaj, në të gjitha këto aktivitete që mendoni të realizoni. Në 21 prill, miku juaj do jetë mëse i disponueshëm që ti përgjigjet kerkesave tuaja.

Në të njëjtën kohë, puna juaj do të ziejë nga ngarkesa, pasi shumë projekte do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Organizohuni mirë, pasi në datat 20-24 prill, presioni në punë do të jetë shumë i madh. Mund të keni nevojë për njerez të tjerë që tju ndihmojnë, prandaj shikoni për staf të ri që ti bashkoni në ekipin tuaj të punës, që t ëmund ti mbaroni të gjitha projektet në kohë.

Dita më e mirë për karrierën tuaj, do të jete 22 prilli, kur planet për zgjerim, lumturi dhe përfitime financiare do të vijnë prej Afërditës në shtëpinë tuaj të komisioneve, përfitimeve dhe shpërblimeve. Mbrapa këtyre gjërave të mira mund të jetë një grua e cila do kujdeset dhe do të sigurohet që ju do të shpërbleheni. Në këtë ditë ju do të merrni më shumë lekë sea kishit menduar ndonjëherë. Këto mund të jenë të ardhura me shumë vlerë për ju – ndoshta një siguracion i madh shëndetësor – kështu që mbajeni mend këtë datë si shumë me fat për ju.

Shumë gjëra kanë për të ndodhur në jetën tuaj këtë muaj në sektorin e punës dhe shëndetit, prandaj romanca do ze një vend dytësor, por muajin e ardhshëm kjo do të ndryshojë dhe ju do te keni mjaftueshëm kohë për argëtim dhe dashuri.

SHIGJETARI

Në astrologji , mjeti me dramatik që universi përdor për të sjellë ndryshime , është të dërgojë nje eklips. Ne e kemi nje te tille, nje eklips te plote henor, me 4 prill, i cili do hedh drite ne shtepine tuaj te miqesise . Eklipset henore sjellin perfundime te menjëhereshme , kështu që ju mund të shihni një mik të shpërngulet larg, ose një manifestim më dramatik , ku ju mund të shkëpusni përfundimisht një marrëdhënie miqësore. Kjo mund të ndodhë për shkak t komenteve negative mbi personin qe ju po dilni, ose komente mbi menyren sesi kujdeseni per femijet tuaj . Nje arsye tjeter mund te jete para borxh ndaj jush ose ju ndaj tij.

Kjo mund te jete nje situate delikate prandaj para se te veproni sigurohuni mire qe keni fakte. Nese problemi qendron tek parate, beni mire te siguroni dhe mjetet juridike.

Ky eklips mund te shkaktoje dhe nje situate tjeter , si psh te zbuloni qe nje miku i juaj te kaloje nje situate te veshtire ne jete e juve ju duhet ti rrini sa me afer dhe ta keshilloni, ose edhe ta ngushëlloni atë.

Nese ju deshironi te lidheni edhe me shume me personin qe po dilni, hena e re e 18 prillit do tjua jap kete mundesi edhe ne javet qe vijojne. Nese jeni vetem dhe nuk jeni i perfshirë në një marrëdhënie dashurore, është koha që të dilni më shume dhe të njhni njerëz të rinj, pasi kjo hëne e re do tju krijoje te gjitha kushtet qe te njihni nje person interesant.

Ky do te jete nje nga momentet me te mira te vitit per te gjetur dashurine , dhe me Jupiterin , planetin e fatit te mire, do keni nje kohe te persosur per te gjetur “shpirtin tuaj binjak’ . Ju mund te udhetoni në menyre spontane kete muaj , moment i cili mund tju sjelle nje takim fatal romantik , ndoshta edhe ne aeroplan gjate vajtjes ose kthimit ne shtepi.

Ditet tuaja me te mira per te gjetur dashurine do jene 21-22 Prill , aehere kur Marsi , sundimtari i shtepise tuaj te dashurise se vertete, do te marre nje rreze ndricuese. ( Kjo do jete nje dite ku gjithashtu mund te degjoni lajme te mira ne lidhje me parate ) . Edhe 22 Prilli do jete po aq i vecante , nje dite plot lumturi e hare.

Fundjava e 25-26 Prillit do te ishte ideale per nje udhetim romantik brenda nates ne nje vend te fresket , per te kaluar kohe me partnerin . Aferdita tek Binjaket do tju ndihmoje per te derguar vibracione qetesuese ne shtepine tuaja te dashurise. Avantazhi me i madh eshte ne fundjaven e fundit te muajit .

Ne karrieren tuaj do shfaqni vendosmeri madje mund te keni nje oferte nga nje kompani apo institucion i rendesishëm. Kete muaj kreativiteti juaj do jete vecanerisht i forte , prandaj ju duhet shfaqni idete tuaja njerezve te fuqishem e me ndikim . Keto ide do jene me baze e do marrin jete ashtu sic ju e deshironi.

BRICJAPI

Eklipsi hënor ne shenjën e Bricjapit do shkaktojë lëvizje të ujërave. Lajme të papritura do vijnë, për të cilat ju nuk do keni ide se cfarë do ndodhë . Ju mund ta keni ndjerë eklipsin, por ai do veprojë më shumë ditët në vazhdim.

Në punë, mund t’ju ofrojnë një pozicion të mirë dhe puna juaj do të lavderohet. Por një tjetër alternativë e eklipsit te 4 Prillit , një ekzekutiv i lartë që mund të jetë grua, papritmas mund t’ju heqë nga puna, ose ju vetë të vendosni se ju duhet një ndryshim e ta shpallni vetë largimin tuaj . Nëse ju do merrni një vendim të rëndësishem në jetë, ju do ta merrni në mënyrë spontane. Por nëse bëhet fjalë për karrierën tuaj, nuk duhet të nxitoni. Duket se në punë do jeni të tërhequr njëkohësisht nga dy drejtime të ndryshme.

Për një kohë të gjatë keni pasur një situatë të paqëndrueshme në shtëpi, ku kërkohej një zgjidhje. Por mesa duket asnjë nga opsionet tuaja nuk do ju duket e duhura deri . Eklipsi i 4 Prill do rrëzoj strukturat e mbajtura gjatë dhe do krijojë një situatë më të qartë. Kështu që përgjigjia e drejtë mund të dalë më në fund mbi sipërfaqe.

Nëse dëshironi një përmirësim në ambjentin e shtëpisë, por duhet një sasi e madhe parash, për fat të mirë, Jupiteri do ju ndihmojë të merrni gjithë paratë, që ju duhen. Në këtë mënyrë ju do mund të levizni, rinovoni ose te siguroni kushte më të mira e terheqese.

Mërkuri planeti i marrëveshjeve do bëjë të mundur që qeratë, veprat, dhe dokumentet e tjera ligjore, do marrin një rreze të artë nga sundimtari juaj Saturni. Ky është një tjetër tregues që nëse situata juaj profesionale sjell ndryshime të mëdha, ju sërisht do të perfitoni. Jini i vendosur! Do ju duhet të punoni edhe për anëtare të tjerë të familjes .

Financiarisht, afër datës 22 Prill , ju do jeni gati të realizoni një ujdi të madhe me një invenstitor ose blerës . Kjo mund të ketë të bëjë me një pasuri të patundshme ose familjare dhe rezultati do jetë shumë i kënaqshëm. Nëse doni të blini një shtëpi ose apartament, jini të vëmendshëm në datat 25-26 Prill.

Në dashuri, planeti i Marsit do të ndriçojë jetën tuaj duke sjellë shumë ngjarje shoqërore të cilat do ju bëjnë te ndiheni shume terheqes. Cdo ndryshim në garderobë apo pamjen tuaj do sjell komplimenta pafund. Në datën 21 Prill, karizma juaj do t’i përfshijë të gjithë ata qe ju rrethojnë. Nese jeni te ftuar në një festë, pranoni patjetër, pavaresisht angazhimeve që mund te keni.

UJORI

Ky do të jetë muaj udhëtimesh, me udhëtimin më të të rëndësishëm që do të ndodhë në 4 Prill. Ju mund t’ju duhet të vizitoni një anëtar familjeje, tezen, xhaxhain, motrën ose vëllain. Ose, mund të jetë rasti që merreni me ndryshimin e pronave, blerjen ose shitjen e shtëpisë. Udhëtimi në eklips duket të jetë për arsye personale dhe jo profesionale. Marsi dhe Aferdita po sjellin ndryshime të mëdha në jetën tuaj, po ju japin zgjidhje për probleme familjare ose ato të lidhura me pronësinë për të cilat ju mund të keni qenë duke menduar për një kohë të gjatë.

Eklipsi i 4 Prillit mund të aktivizojë edhe çështje ligjore, një projekt publikimi ose një projekt akademik apo grant. Prit dhe do të shohësh se cila fushë do të shkëlqejë – do të të surprizojë në disa forma.

Për momentin, zhvillimi i karrierës tuaj do të ngadalësohet me lëvizjen e ngathët të Plutonit nga 16 Prill në 24 Shtator. Plutoni është sunduesi natyral i shtëpisë tuaj të dhjetë të avancimit në karrierë prestigjoze. Gjatë kësaj periudhe ju do të vini re se do të jetë e vështirë të vendosni kontakte me persona të rëndësishëm të cilët mund t’ju ndihmojnë të keni një pozicion më të rëndësishëm nga ai i momentit. Ju do të keni një hënë të plotë për karrierën muajin që vjen në 3 Maj, por nëse hëna e plotë nuk çon në një ofertë, atëherë kjo do të ndodhë më vonë gjatë vitit, nga një hënë e mrekullueshme në 11 Nëntor, që edhe pse tani duket shumë larg, ju mund të filloni të punoni që tani.

Në 21 Prill, mund të marrësh një lajm emocionues, dhe do të veprosh pasi ta marrësh atë – Marsi dhe Plutoni do të punojnë fort t’ju lejojnë ju të ecni në çështjet e shtëpisë dhe ato familjare. Ky muaj do te tregojë se interesi juaj në përmirësimin e banesës tuaj do të rritet gjatë muajit Maj. Konsideroji te gjitha mundësitë duke filluar që tani.

Më shumë udhëtime do të ndodhin më vonë gjatë muajit, menjëherë pas hënës së re, në 18 Prill. Gjatë pjesës së dytë, udhëtimet do të ndodhin në distanca të shkurtra, por përsëri, arsyeja për udhëtimet do të jetë personale. Nëse jeni beqar/e, ju mund të konsideroni udhëtimin në një resort që tërheq beqarët. Gjatë kësaj kohe, Afërdita do të vëjë në lëvizje shtëpinë e pestë të dashurisë – fundjavat do të jenë plot dashuri dhe do të kënaqeni me romancë nga 12 Prill në 7 Maj.

Përsa i përket romancës, do të jetë e vështirë te harrohet dita kur Afërdita (në shenjën e Binjakëve) i dërgon puthje të ëmbla Jupiterit (në shenjën e Luanit) në 22 Prill. Është ditë e Mërkurë por përsëri ju mund ta surprizoni te dashurin tuaj me darkë apo bileta për në kinema. Nëse jeni përpjekur të gjeni kohën e duhur të takoni ballë për ballë dikë që e keni takuar online, kjo është koha e duhur.

Fundjava më e mirë për këtë muaj për kënaqësi romantike dhe dashuri do të jetë kur planeti juaj i kontrollit, Urani, planeti i surprizës dhe impulsit, do t’i lëshojë sinjal Jupiterit tek Binjakët në shtëpinë tuaj diellore të pestë të dashurisë së vërtetë, 25-26 Prill. Hëna do të jetë tek Luani, kështu që ju do të kërkoni strehëz me një prekje luksi.

Nëse jeni në një marrëdhënie, ju mund të gjeni se një darkë e mrekullueshme në një restorant me lule të dhe të njohur për ushqimin me shije të përsosur do të sjellë një experiencë porsi parajsa për ju të dy gjatë 22 Prillit. Jupiteri po vazhdon të lëvizë përmes sektorit të angazhimeve, duke i bërë ideale martesat, deri në mes të Gushtit. Jupiteri sjell dhurata dhe fat, dhe e bën shenjën tuaj, Ujorin, shenjën më me fat për martesë dhe për krijimin e marrëdhënieve të çdo forme. Në 22 Prill, ju mund të fejoheni, një ditë ideale për ta bërë një gjë të tillë, ose për të ndarë ndjenja të thella dashurie me njëri tjetrin.

PESHQIT

Nga koha në kohë, ju duhet të fokusoheni në menaxhimin e parasë, edhe pse ju preferoni t’ja lini këtë përgjegjësi të tjerëve, dhe të mendoni rreth projekteve krijuese që po punoni. Kur një eklips i fortë hënor do të afrohet si ai i 4 Prillit, nuk do të keni alternativë tjetër – paraja do të jetë fokusi juaj. Fondet për të cilat ju do të mendoni do të fokusohen në ato të cilat mbulohen nga shtëpia e tetë e “paratë e njerëzve të tjerë” – e cila i referohet kredisë, huasë, siguracionit, hipotekës, taksave, trashëgimisë, vendimeve të gjykatave, ndarjes së pasurisë në divorc, e kështu me radhë.

Në fillim të rejat e këtij eklipsi mund t’ju trondisin, eklipsi i hënës së plotë mund të kundërshtojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Uranin, planeti i të paparashikueshmes, dhe kjo nuk është diçka e lehtë.

Edhe pse ky eklips mund të sjellë të reja të pabesueshme rreth parasë (Urani është i paparashikueshëm, kështu që të rejat mund të jenë një gjë e mirë), ka shume gjasa të sjellë të kundërtën, të reja që mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur i keni futur gishtat në rrymë elektrike. Megjithatë, kjo situatë me lëkundje do të shoqërohet me një sërë planetesh pozitive për të ndihmuar situatën.

Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë në një kënd shumë pozitiv në javën e parë të Prillit, gjë e cila sugjeron se nëse doni të ardhura më të mirë, nëse jeni i vetë-punësuar ose në sektorin e shitjeve, ju do të keni mundësi të gjeneroni plot të ardhura nga biznesi i ri. Ju mund të keni fat për të gjetur punë dytësore gjatë fundjavave ose jashtë orarit.

Jupiteri nuk ka funksionuar dhe aq mirë pasi është larguar që në 8 Dhjetorin e kaluar, por do të afrohet në 8 Prill. Kjo do të thotë se ky planet i gëzimit dhe arritjeve financiare do të punojë më fort për ju që prej këtij momenti dhe ju do të inkurajoheni nga ndryshimi. Jupiteri është sundimtari i lashtë i Peshqve, kështu që kthimi i drejtpërdrejtë i Jupiterit është domethënëse për ju – ditë më të mira do të vijnë!

Ju mund t’ju duhet të bëni një operacion këtë muaj, ndoshta një procedurë që e keni shtyrë do t’ju duhet ta realizoni tani. Mos u shqetësoni aspak – ju keni Jupiterin, shëruesin e madh që do t’ju ndihmojë ju.

Ju mund t’ju duhen të holla të menjëhershme gjatë ose pranë 26 Prillit kur Aferdita dhe Urani do të punojnë së bashku që t’ju shohin ju të merrni një çek. Paraja e menjëhershme që do të merrni në ose pranë 26 Prillit mund të vijë nga prindërit, anëtarë të tjerë të familjes, ose përmes shitjes së pronave.

Ju mund t’ju duhet apo të dëshironi vetë të udhëtoni disa herë këtë muaj, si rezultat i turit të Marsit përmes Demit deri në 11 Maj. Arsyeja kryesore e udhëtimit mund të jetë personale, për të parë një anëtar të familjes, të vizitoni një shok/shoqe, ose për biznes. Një nga ditët më të mira për të udhëtuar mund të jetë 21 Prilli, kur Marsi dhe Plutoni do të sinkronizohen. Udhëtimi do të jetë gjithashtu i lidhur me romancë, ose do të takoni dikë që sapo ka mbërritur në qytet afër teje (ndoshta gjatë një largimi në fundjavë) ose për të ndezur zjarrin e dashurisë me partnerin tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie, planifikoni të lini qytetin për një kohë intime së bashku. Afërdita tek Demi do t’i bëj këto udhëtime argëtuese, kështu që shkoni – edhe nëse kjo do të jetë vetëm për një natë, shkoni diku gjatë dhjetë ditëve të para të Prillit. Shtëpia juaj po merr më shumë vëmendje nga ju, dhe ju mund të planifikoni një ndryshim në dekor së shpejti. Aferdita është në sektorin e shtëpisë, 11 Prill deri 7 Maj, një kohë shumë e mirë për të përzgjedhur ngjyrat, copat, pllakat, dhe përfundimin e drurit, e kështu me radhë për skemën tuaj.

Nga Qershori ju do të jeni përfshirë kokë e këmbë në procesin e rinovimit, lyerjen e dhomave, bërjen e rregullimeve, mirëmbajtjen, ose lëvizjen. Këtë muaj, me një Venus kaq miqësor, ju mund të filloni planin për të ecur përpara. Dita tjetër më e mirë për të bërë zgjedhje do të jetë kur Afërdita komunikon me Jupiterin në 22 Prill. Konsideroni organizimin e një feste në fundjavën e 25-26 Prillit – do të jetë me patjetër një sukses, falë Aferdites në një kënd ideal me Uranin. Një ditë fantastike për tu përqendruar në përpjekje artistike do të jetë 29 Prilli, kur Dielli dhe sundimtari juaj, Neptuni, do të bashkohet. Ju do të jeni një fabrikë idesh virtuale, kështu që fokusohu në atë që bën më mirë, për të krijuar ide të reja aristike dhe koncepte.


Like it? Share with your friends!