Një tjetër statujë e re e Krishtit po ndërtohet me përmasa më gjigande në Brazil, ja se si do të jetë


Një tjetër statujë që po ndërtohet në Brazil do të jetë më e lartë, se statuja e famshme në Rio.

“Krishti Mbrojtësi” në qytetin jugor të Encantado do të jetë i lartë 43 metra me piedestalin e tij, duke e bërë atë statujën e tretë më të lartë të Jezusit në botë.

Një kokë dhe krahët e shtrirë u shtuan në strukturë gjatë javës së kaluar, e cila filloi në vitin 2019.

Ideja erdhi nga politikani vendas, Adroaldo Conzatti, i cili vdiq në muajin mars nga COVID-19.

Projekti 350 mijë dollarësh pritet të përfundojë këtë vit, thotë grupi i Shoqatës së Miqve të Krishtit që po e organizon atë.

Ajo po financohet nga donacione nga individë dhe kompani, shton shoqata, raporton BBC.

Statuja është 36 metra nga dora në dorë.

Në ashensorin brënda saj  do t’i çojë turistët 40 metra lart.

Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se e Rios

Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se e Rios


Like it? Share with your friends!