Njihu me dualitetet e horoskopit: Zbulo në cilën anë është shenja jote!


Për shumicën e njerëzve, prezantimi me astrologjinë lidhet vetëm më 12 shenjat e horoskopit. Çdo shenjë ka energjinë e saj unike, cilësitë dhe pikat e saj të forta, por të gjitha shenjat janë të ndara në dy grupe, të cilat njihen si polaritete ose binare.

Çdo shenjë mendohet të ketë ndarkesë “pozitive” ose “negative” për energjinë e saj, të cilat përshkruhen edhe si aktive dhe receptive/pranuese. Më parë, dy dualitetet njiheshin kryesisht si energji “mashkullore” dhe “femërore”, por sot ky term nuk po përdoret më. Duhet theksuar se në këtë rast përdorimi i termit “negativ”, nuk ka konotacion të keq, ashtu sikurse edhe përdorimi i termave mashkull-femër, nuk tenton të jetë diskriminues.

Shenjat aktive kanë tendencë të jenë më të përqendruara në veprime dhe mendime, ndërsa shenjat pranuese janë më të përqendruara në botën e brendshme të emocioneve dhe përvojave të tyre shqisore.

Shenjat aktive të horoskopit janë: Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Ujori.

Shenjat pranuese janë: Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit.


Like it? Share with your friends!