Njihuni me djalin që merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se është bixhoz, unë ëndërroj…


Mirjan Jeta është një djalë 15-vjeçar, i pasionuar pas truqeve me letra dhe magjisë. Nxënësi i klasës së dhjetë ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se pasioni i tij lindi para 5-vitesh kur filloi të ndiqte iluzionist të ndryshëm në internet.

Mirjani nisi që të mësonte numrat, truqet magjike dhe hilet e tyre. Duke u ushtruar, ai i përvetësoi shumë lëvizjet.

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se

“Performoj në rrugë, por nuk jep njëri lek. Ka pasur persona që kanë dashur të më sfidojnë, por nuk ia kanë arritur. Më kanë thënë bëj një trik dhe nëse e bën të jap 1000-2000 euro. Ja dola dhe i mora paratë”, tha Mirjani në studion e “Shqipëria Live”.

Ai tregoi gjithashtu se prindërit nuk janë dakord me këtë që bën, pasi sipas tyre, nuk ka të ardhur.

Adoleshenti qe merret me numra shpejtësie: Prindërit mendojnë se

Ëndërroj një skenë të madhe me shumë publik ku të performoj”, u shpreh Jata, i cili gjithashtu bëri disa numra magjike me letra bixhozi dhe dy moderatorët e programit, Erjona Rusi dhe Flori Gjini mbetën të habitur.


Like it? Share with your friends!