Nuk e dinim por Anxhela Peristeri sapo e tha… Rrënjët e mia janë greke


Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision ka dhënë një intervistë së fundmi për median greke, EPT 1.

Ajo ka rrëfyer se stërgjyshi i saj ka qenë grek, prandaj dhe ka mbiemrin Peristeri. Këngëtarja ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë atdheu i saj, duke qenë se këtu është rritur.

“Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën ‘Karma’.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs.

Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou.

 

Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, tha Peristeri.


Like it? Share with your friends!