Projeksionet e fundit tregojnë se PS vijon të kryesojë qarkun e Fierit, duke u ndjekur nga PD dhe LSI.
Deri në orën 08:51, PS ka mundur të sigurojë 91.283 vota ose 52.75% të votave. Deri më tani PS ka siguruar 9 mandate.
Ndërsa koalicioni opozitar PD-AN ka mundur të sigurojë 64.496 vota ose 37.28%. Kështu deri tani opozita ka mundur të sigurojë 6 deputetë.
Ndërsa LSI ka siguruar deri më tani një mandat në Fier. Ajo ka marrë 12.291 vota ose 7.10%.
Në qarkun e Fierit kanë mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar.