OBSH jep alarmin! Europa po rrezikon me procesin e ngadaltë të vaksinave anti Covid


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar procesin e shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit në Evropë duke e cilësuar si “të ngadaltë dhe të papranueshëm”.

Organizata thotë gjithashtu thotë se situata në rajon është më shqetësuese sesa ka qenë para disa muajsh.

Fushatat e vaksinimit në pjesën më të madhe të Evropës janë goditur nga vonesat, ndërsanumri i infeksioneve po rritet.

Çfarë tha OBSH?
“Vaksinat paraqesin mënyrën tonë më të mirë për të dalë nga kjo pandemi … Sidoqoftë, përhapja e këtyre vaksinave është e papranueshme e ngadaltë” dhe po zgjat pandeminë në rajonin e gjerë të Evropës, tha në një deklaratë Hans Kluge, drejtori i OBSH për Evropën

“Ne duhet të përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo shishkë të vetme që kemi në magazinë, tani”, shtoi ai.

Javën e kaluar u rrit transmetimi i Covid-19 në shumicën e vendeve në rajonin Evropian të OBSH – e cila përfshin më shumë se 50 vende dhe shtrihet nga Groenlanda në Lindjen e Largët të Rusisë. Kishte 1.6 milion raste të reja dhe afër 24,000 vdekje, tha OBSH.

Rastet po rriteshin në të gjitha grupmoshat, përveç një grupi, tha organizata. Vetëm 10% e gati 900 milion njerëzve në rajon kanë pasur një dozë të vetme të vaksinës koronavirus.

Ai mbetet i dyti më i prekur nga virusi nga të gjitha rajonet e botës, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve që po i afrohen shpejt një milion dhe numri i përgjithshëm i rasteve që do të kalojë 45 milion, shtoi ai.

OBSH gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e përhapjes më të madhe që lidhen me rritjen e lëvizshmërisë dhe numrin e tubimeve gjatë festave të ardhshme fetare të Pashkëve dhe Ramazanit.

27 vende nga më shumë se 50 të përfshira në rajonin e OBSH-së në Evropë kanë zbatuar bllokime të pjesshme ose të plota të koronavirusit.

Përse në shtetet evropiane ritmi është kaq i ngadaltë?

Vetëm 16% e popullsisë së BE-së deri më tani kanë marrë një dozë vaksine. BE vonoi negociatat për të arritur një kontratë me prodhuesin e vaksinave AstraZeneca e cila shkaktoi probleme të furnizimit.

BE gjithashtu shkaktoi një grindje politike me Mbretërinë e Bashkuar, ku AstraZeneca ka stabiliment prodhimi dhe ku 52% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Marrëveshjet e BE me Pfizer-BioNTech dhe Moderna gjithashtu hasën në probleme të hershme me prodhimin dhe shpërndarjen.

Rregullatorët e BE ishin të ngadaltë në autorizimin e vaksinave për përdorim. Disa vende të BE-së më pas ndaluan shpërndarjen e tyre të vaksinës AstraZeneca për raportet e mpiksjes së gjakut midis një numri të vogël të njerëzve që kishin marrë një dozë. Të tjerët e kufizuan përdorimin e saj midis njerëzve të moshuar për shkak të shqetësimeve se kompania nuk kishte siguruar të dhëna të mjaftueshme të testimit.


Like it? Share with your friends!