Pandemia e Covid-19/ ‘The Guardian’: Ja si Europa injoroi alarmin e Italisë për ndihmë në fund të shkurtit


Apeli i Italisë për ndihmë urgjente në fillim të epidemisë Covi-19  u injorua ndërsa koronavirusi po udhëtonte nëpër Europë. Prestigjozja britanike ‘The Guardian’ në bashkëpunim me Byronë e Gazetarisë Investigative, ka paraqitur hapat se si Europa u bë epiqendra e pandemisë pas Kinës ku dhe në artikull denoncohet fakti se BE-ja qëndroi në heshtje kur Italia i bëri thirrje për ndihmë  kur numri i infeksioneve në vend trefishohej çdo 48 orë.

 

Artikulli i The Guardian

 

Më 26 shkurt, kur numri i të infektuarve me koronavirus po shtohej brenda 48 orëve, kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të BE-së për ndihmë. Spitalet në Itali  ishin mbingarkuar, mjekët dhe infermierët italianë ishin të pambrojtur pasi maskat, dorezat dhe mjetet e tjera mbrojtëse ishin drejt përfundimit.

 

Një mesazh urgjent u dërgua  nga Roma në selinë e Komisionit Evropian Berlaymont në Bruksel. Specifikimet e nevojave të Italisë u ngarkuan në Sistemin e Përbashkët të Komunikimit dhe Informacionit të BE-së (CECIS). Mirëpo thirrja e  shqetësimit u prit me heshtje.

“Asnjë shtet anëtar nuk iu përgjigj kërkesës së Italisë dhe thirrjes për ndihmë të komisionit,” tha Janez Lenarčič, komisioneri evropian përgjegjës për menaxhimin e krizave. “Kjo do të thoshte që Italia jo vetëm që nuk është e përgatitur … Askush nuk është i përgatitur … Nuk ishte çështje e mungesës së solidaritetit, por e mungesës së pajisjeve, as edhe maska nuk kishim. Ne nuk ishim në gjendje ta ndihmonim Italinë “- shtoi ai

 

Rreth 180,000 qytetarë evropianë, në të gjithë zonën evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar, kanë vdekur nga koronavirusi  ndërsa  1.6 milion janë infektuar që kur sëmundja u përfshi në kontinent në dhjetor të vitit të kaluar . Numri i vërtetë i vdekjeve është pothuajse me siguri më i lartë se sa është regjistruar deri më tani. Rritja e fundit e infeksioneve në Serbi dhe Ballkan janë shkak për shqetësim të madh. Kontinenti tani është drejt recesionit më të keq ekonomik, që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, kryesisht si rezultat i bllokimeve të nevojshme për të mbrojtur shumë  biznese kanë falimentuar.

 

Këtë fundjavë 27 krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së do të takohen në Bruksel për herë të parë për të hartuar një plan në lidhje me pandeminë e koronavirusit

 

Nga ministrat e shëndetit gjithnjë e më të dëshpëruar dhe të  paaftë për të bindur krerët e tqeverive dhe ministritë e financave po vonon mundësit për të vepruar drejt një rruge të drejtë.


Like it? Share with your friends!