Pandemia i bëri të alkoolizuar, ja shifrat shqetësuese në Britani


Gjysmë milioni britanikësh kanë shtuar dozat e alkoolit që kur filloi karantina, tregojnë shifrat zyrtare.

Numri i personave që pijnë më shumë se 35 gota në javë është rritur me 33%, sipas zyrës së shëndetit publik, Angli.

Gratë dhe personat në të 30-tat dhe të 40-tat janë më të prekurit.

Kjo besohet të jetë shkaktuar si pasojë e përgjegjësive që kanë pasur për të balancuar kujdesin për fëmijët me punën.

Doktorët paralajmërojnë se ky konsum kaq i lartë i alkoolit do të ketë një ndikim shumë të madh te kombi në vitet që do të vijnë.


Like it? Share with your friends!