Para me fajde në Bari: 13 arrestime midis Japigia, San Pasquale dhe San Paolo


Një zinxhir  i gjatë dhënie parash me fajde, u zbulua nga aksioni i Policisë Ekonomike-Financiare të ” Guardia di Finanza të Barit”. Policia zbatoi urdhëra paraburgimi paraprak ndaj 13 personave: 5 prej tyre – të moshës midis moshave 66 dhe 35 – përfunduan në burg, ndërsa 8 – midis moshave 81 dhe 29 – u vendosën  me “arrest shtëpiak”. Hetimet komplekse zbuluan fajde “të brendshme” të kryera për qindra mijëra euro,  në periudhën midis 2011 dhe 2020, në rrethet popullore Japigia, San Pasquale dhe San Paolo. Fajdexhinjtë i detyronin “viktimat” e tyre të paguanin interes gjithashtu duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Aktivitetet hetimore bënë të mundur konstatimin se këstet individuale të huave me fajde ishin paguar në para ose duke rimbushur kartat e parapaguara me pagë në emër të të njëjtit fajdexhi, si dhe njerëzve të afërt me ta. Përveç familjeve me vështirësi serioze ekonomike, punonjësit, shitësit e dyqaneve dhe punëtorët kanë rënë në “kurthin” e fajdesë.//telebari//


Like it? Share with your friends!