Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, arrestohen 2 shtetas për vepra të ndryshme penale


Drejtoria Vendore në Durrës, bëri me dije se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu sipas policisë mësohet se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin maroken Y. L., 21 vjeç, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!