Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, katër në pranga


Policia Vendore në Durrës, deklaroi se po vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Kështu, sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit, katër persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim kombëtar.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit të koduar “Nikla”, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, E. P., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Pas verifikimeve rezultoi se ky shtetas ka konsumuar të njëjtat vepra penale si shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” më datë 12.07.2020.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: A. D., 51 vjeç, banues në Qerret, Durrës, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, më datë 29.06.2020, i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin turk A. U., 41 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: A. H., 30 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ishte i punësuar, u konstatua se nëpërmjet telefonit të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lotarive sportive. N. S., 53 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u konstatua se kishte zënë një pjesë të hapësirës publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Like it? Share with your friends!