Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti do të jetë i kthjellët me vranësira te pakta dhe mesatare dhe shtim gradual i vranësirës në orët e mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim e lehtë dhe mesatare shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/22 | re diell |
| Kukës | 5/21 | re diell |
| Lezhë | 14/23 | re diell |
| Dibër | 4/20 | re diell |
| Durrës | 11/24 | re diell |
| Tiranë | 9/25 | re diell |
| Elbasan | 9/25 | re diell |
| Berat | 8/25 | re diell |
| Vlorë | 10/22 | re diell |
| Korcë | 6/17 | re diell |
| Gjirokastër | 8/23 | re diell |
| Sarandë | 11/24 | re diell |
