Parashikimet Javore 29 Mars – 4 Prill 2021 nga Jorgo Pulla


Duke mbyllur cështjet e të kaluarës.

Java na drejton nga ana komunikimit në sistemimin e cështjeve të kaluarës që mund të na shqetësojnë shumë. Fakt është se drejt fundit të saj ndryshon dëshira për komunikim, pasi dalim nga mbyllja në vetvete dhe aspirojmë vëmëndjen e të gjithve.

Në 30 Mars hyrja e Merkurit me Neptunin tek Peshqit përforcon intuitën, imagjinatën, ndjeshmërinë. Kemi një mundësi të mirkuptojmë me thellë problematika apo cështje të kaluarës që na shqetësojnë akoma. Kujdes do duhet të tregojmë në angazhime apo premtime të mundshme që mund të japim pasi manipulimet kryesojnë dhe mund të krijojnë cështje të rëndësishme në të gjitha anët e jetës tonë.

Në të njëjtën ditë gjashtkëndëshi i Afërditës nga Dashi me Saturnin tek Ujori stabilizon ndjenjat dhe nevojat nga ana personale. Kemi ndershmërinë të shprehim me paturi dhe korrektesë ato që dëshirojmë nga partneri jonë.

Në 1 Prill gjashtkëndëshi i Diellit nga Dashi me Saturnin tek Ujori përforcon vetbesimin dhe pjekurinë në të gjitha fushat. Kemi mundësinë të marrim iniciativa në jetën tonë personale dhe profesionale që do kenë baza dhe themele të stabile. Na karakterizon maturia dhe stabiliteti, qëllimet e të cilët duam të arrijmë, zhvillohen brenda një mendimi metodik dhe të përgjegjshëm. Nuk na shkon impulsiviteti dhe nxitimi që mund të na drejtojnë në gabime.

Në 2 Prill Merkuri nga Peshqit në gjashtkëndësh me Plutonin tek Bricjapi na ndihmon të vërejmë më thellësisht trauma dhe situata të kaluarës që akoma na shqetësojnë. Kemi mundësinë të bëjmë biseda të sinqerta dhe të thella me persona që janë të rëndësishëm për ne. Nëpërmjet komunikimit do japim zgjidhjet më të mira të mundshme në gjithcka që na rëndon psikologjinë.

Në 4 Prill Merkuri hyn tek Dashi duke na cliruar nga sentimentalizmi theksuar dhe mbyllja në vetvete që mund të ketë ekzistua periudhën e kaluar kohore. Impulsiviteti dhe nxitimi janë elementët kryesuese në mënyrën sesi kontaktojmë me personat rreth nesh. Nuk do hezitojmë të marrim iniciativa në të gjitha nivelet që do na sjellin më oranë ëndrrave tona. Paralelisht, do kërkojmë të drejtën e mendimeve dhe veprave tona. Mirë është sigurisht të mos jemi agresivë dhe të prerë nga ana personale apo profesionale pasi kjo do ketë cmim. Nuk do duhet të nxitohemi të shprehim mendime, për kundrazi është e nevojshme të mendohemi me pjekuri para se të shprehemi për të shmangur keqkuptimet e mundshme që mund të shfaqen./Astrologu AL


Like it? Share with your friends!