Muaji gusht vazhdo me hënën e re ne luan. Kombinimi i planetëve në këtë shenjë të zjarrtë të luanit premton gëzim dhe argëtim. Kujdes në datën 22 pasi lidhja e vështirë midis Afërditës dhe Uranit sjell ndryshime të papritura jo të mira në çështjet ekonomike dhe në çështjet erotike.
Shanse të mëdha do ketë në datën 17 dhe 20 gusht. Jupiteri në shigjetar do bëjë lidhje shumë pozitive edhe me diellin në luan dhe me Afërditën në luan. Do arrijmë shumë qëllime në jetën profesionale dhe atë personale. Mërkuri do kthehet në rrugë të drejtë kështu që do përparojmë në bisedime dhe në çështje profesionale. Urani do kthehet në rrugë të kundërt dhe ndryshimet e papritura që premtonte do shtyhen për një gjashtë mujor.
Në datën 26 gusht do kemi hënën e re në shenjën e Ujorit. Do jetë në kundërshtim me Diellin Afërditën dhe Marsin. Do ketë tension dhe do t`ju duhet të kujdeseni për punën dhe bashkëpunimet dhe marrëdhëniet. Kujdes tek aksidentet dhe fëmijët. Pas datës 27 gusht futja e planetëve dalëngadalë në Virgjëreshë si dielli, Afërdita, Marsi dhe Mërkuri do ta zvogëlojë tensionin apo frymën sulmuese. Hëna e dytë e re do ndodhë në datën 30 gusht në shenjën e Virgjëreshës. Këtu do ndikohen më shumë Virgjëreshat, Binjakët, Peshqit dhe Shigjetarët.
Do bëhen lëvizje serioze dhe fillime të reja. Do marrë pjesë këtu edhe Marsi edhe Afërdita, kështu që do kemi fillime të reja edhe në jetën sentimentale erotike.
Dashi
Qëllime, dashuri, punë, të gjitha do pësojnë ndryshime dhe kryesisht do ketë edhe probleme të mëdha në stabilizimin e planeve, projekte, punë në fund të muajit duhen parë seriozisht.
Demi
Një plan në lidhje me familjen dhe karrierën do dominojë këtë muaj. Do ju duhet të përballeni me çështje shume të rëndësishme dhe ndryshime pozicioni, dashuria premton ne fund të muajit.
Binjaket
Një muaj plot lajme takime dhe ndryshime të papritura. Duhet të jeni të vëmendshëm të mbani atë qe ju intereson, përndryshe ju ikin shumë shanse.
Gaforrja
Çështjet ekonomike dhe personale do jenë në qendër të vëmendjes. Një shpjegim për një marrëdhënie të vështirësuar do ju marrë energji në jetën personale. Shumë takime e biseda pune do premtojnë zgjidhje.
Luani
Ky është muaji ku ju do tregoni veten tuaj në shumë plane. Pavarësisht pengesave që mund të kishit në disa projekte tashmë do jeni prezent në jetën personale me lidhje të reja dhe martesa. Por kujdes çdo gjë ka riskun e përmbysjes.
Virgjëresha
Do dëgjoni dhe do lakmoni të tjerët pasi vete do ndjeheni disi më të tërhequr nga banketi i festave. Në gjysmën e dytë të muajit lajmet do fillojnë t`ju qetësojnë dhe të ndjeheni që po përmirësoheni.
Peshorja
Për ju çdo dite do këtë diçka të re dhe argëtuese. Por do jenë të paqëndrueshëm në disa raste planet dhe njohjet e reja apo lidhjet e reja. Do bëheni me skeptike dhe strategjike dhe të fshehtë mbas datës 17.
Akrepi
Jeni në rrugën për t`u shquar dhe për të bërë fillime të reja dhe lidhje të reja apo aventura e argëtime. Por nëse do vini qëllim të reklamoni punën tuaj do ishte mirë. Do keni martesa.
Shigjetari
Që sot vendosni të bëni gjëra ndryshe të kontaktoni me jashtë dhe të njihni vende e mundësi të reja zgjerimi. Karriera premton edhe në fund të muajit.
Bricjapi
Shkëlqimin famën do ta ndjeni vetëm tek siguria ekonomike apo tek intimiteti. Do arrini në disa kulme por edhe në disa ulje të mëdha. Ky ndryshim nga lartë e poshtë do t`ju lodhë psikologjikisht.
Ujori
Shumë eklipse do ndikojnë në jetën tuaj. Do keni sot hënën e re e deri në fillim të gjysmës së dytë të muajit do ju duhet të bëni plane dhe ndryshime e lidhje të reja. Më pas do shikoni çfarë duhet të largoni nga jeta juaj të tepërt.
Peshqit
Vetëm ju e dini sa shumë keni ndërmend të udhëtoni të njihni njerëz por edhe të shkëlqeni në lidhje me punën. Nuk premtohet ndonjë gjë e madhe mjafton të mos behëni mbret i asgjëje por i diçkaje te vlefshme.