Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug mesatare e në bregdet përkohësisht e fortë duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/24 | re shi diell |
| Kukës | 8/22 | re shi diell |
| Lezhë | 8/24 | re shi diell |
| Dibër | 7/22 | re diell |
| Durrës | 10/24 | re shi diell |
| Tiranë | 10/25 | re diell |
| Elbasan | 10/24 | re diell |
| Berat | 7/25 | re diell |
| Vlorë | 10/24 | re diell |
| Korcë | 7/19 | re diell |
| Gjirokastër | 7/25 | re diell |
| Sarandë | 11/24 | re diell |
