Parashikimi i motit, e premte 23 prill 2021


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte vendi ynë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herë pas hershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në majat e maleve reshje të dobëta bore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje e lehtë dhe mesatare, në bregdet përkohësisht e vrullshme e  shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/15 re shi
Kukës 6/17 re shi
Lezhë 7/16 re shi
Dibër 5/14 re shi
Durrës 10/16 re shi
Tiranë 9/19 re shi
Elbasan 10/17 re shi
Berat 7/18 re shi
Vlorë 11/15 re shi
Korcë 4/14 re shi
Gjirokastër 5/16 re shi
Sarandë 9/16 re shi

Like it? Share with your friends!