Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në vendin tonë do të ndikojnë masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash shtresore. Po kështu masat e ngrohta përveç rritjes së temperaturave sjellin me vete dhe grimca pluhuri.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatare duke u pasuar nga valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/28 | re diell |
| Kukës | 12/25 | re diell |
| Lezhë | 15/28 | re diell |
| Dibër | 10/26 | re diell |
| Durrës | 16/28 | re diell |
| Tiranë | 15/29 | re diell |
| Elbasan | 14/30 | re diell |
| Berat | 12/30 | re diell |
| Vlorë | 16/29 | re diell |
| Korçë | 11/27 | re diell |
| Gjirokastër | 11/29 | re diell |
| Sarandë | 14/29 | re diell |
