Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por në pjesën e parë të ditës nuk do të mungojnë edhe periudhat e shkurtra me diell.
Duke filluar nga orët e drekës në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Lokalisht reshjet në formën e stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8 m/sek dhe përgjatë bregdetit hera-herës e vrullshme deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/27 | Re shi |
| Kukës | 14/29 | Re shi |
| Lezhë | 16/27 | Re shi |
| Dibër | 12/26 | Re shi |
| Durrës | 17/27 | Re shi |
| Tiranë | 18/28 | Re shi |
| Elbasan | 17/30 | Re shi |
| Berat | 16/29 | Re shi |
| Vlorë | 16/29 | Re |
| Korcë | 14/26 | Re shi |
| Gjirokastër | 14/29 | Re |
| Sarandë | 16/29 | Re |
