Partia Demokratike thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit


Me anë të një deklarate për mediat, PD bën me dije se i bën thirrje KQZ që të mos rregjistrojë Tom Doshin si kandidat për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas PD, Doshi ëshhtë subjekt i ligjit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

“ Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

 

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thotë PD në deklaratë.

 


Like it? Share with your friends!