Partia e Merkelit ofron mbështetje për PD – në. Konfirmohet sot


Basha merr mbështetje për aksion opozitar nga partia e Merkelit. Të djathtët gjermanë janë të gatshëm të mbështesin demokratët shqiptarë në betejën opozitare.

Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, dëshmojnë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.

Sot, një Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU në cdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në cdo drejtim.

Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU.


Like it? Share with your friends!