Pas shefes së Misionit të Vëzhgimit të ODIHR, në selinë e PD-së mbërrin edhe ambasadori italian


Në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur pak minuta më parë edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por kujtojmë se ende PD nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS konfirmoi mandatin e tretë me 74 mandate.

Basha ka paralajmëruar se është duke u bërë gati dosja me prova të forta që do të faktojnë masakrën elektorale.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në selinë blu mbërriti edhe shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Ursula Gacek.

Top Channel


Like it? Share with your friends!