Për t’i dhënë fund këtij dyshimi, miku i Zac Efron tregon të vërtetën për ndryshimet e tij në fytyrë


Efron u bë kryefjala e mediave pas një videoje që shokoi gjithë botën. Aktori shfaqej më i fryrë në fytyrë se zakonisht dhe kështu lindën dyshimet se ai mund të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë. Mollëzat e aktorit dukeshin më të dala, buzët të fryra dhe nofulla ndryshe.

Më lidhje me këtë ndryshim të tij ka pasur reagme të shumta dhe më në fund dikush ka folur hapur e ka treguar si është e vërteta. Miku më i ngushtë i Efron, Kyle Sandilands  ka shuar debatin duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që ylli i “Baywatch” të ketë bërë ndërhyrje fshehurazi.

“Unë do ta dija nëse do të kishte bërë ndonjë operacion plastik”, tha ai gjatë një interviste.

Gjithashtu Sandilands ka konfirmuar se Zac Efron i ka dhënë fund lidhjes me Vanessa Valladares.Dyshja nuk kanë folur ende në lidhje me këtë çështje, duke qenë se jetën private preferojnë ta mbajnë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Ndërkohë sa i përket ndryshimeve në fytyrë të Zac, një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me fytyrën e aktorit. Mjeku ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehur mjeku.


Like it? Share with your friends!