Përmbytjet në Durrës, FRPD: E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut


Si kudo në të gjithë vendin që prej mesditës së djeshme Durrësi po përballet me reshje shiu me intensitet të lartë. Gjatë paradites së sotme, në rrugët e qytetit janë vënë re përmbytje, gjë e cila ndodh sa herë që bie shi.

 

Në lidhje me përmbytjet e ndodhura sot ka reaguar me anë të një postimi, Forumi Rinor i Partisë Demoktarike në Durrës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ky forum shprehet fajtor për përmbytjet është padyshim pushteti vendor që nuk ka mirëmbajtur kanalizimet.

“E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut”, shkruan FRPD Durrës – Faqja Zyrtare.

Postimi i plotë:

Do thonë ka rënë shumë shi edhe në perëndim ndodhin përmbytje, Durrësi është në disnivel e të tjera e të tjera, por në fakt është tjetër gjë dhe fajtor padyshim është pushteti vendor që kanalizimet nuk i ka mirëmbajtur, ka dhënë leje ndërtimi atje ku nuk duhej apo ka lejuar të bëhen ndërtime që kanë dëmtuar sistemin kullues të Durrësit.

E vërteta është se betoni i Gjushit na mbyt dhe jo reshjet e dendura të shiut.

 

 


Like it? Share with your friends!