Moderatorja Bora Zemani tha që në nisje të emisionit se do të kemi një super risi në Përputhen.
Ajo zbuloi se Përputhen është emisioni i parë shqiptar që ka një aplikacion në smartphone.
Aplikacionin “Përputhen” mund ta shkarkoni lehtësisht nga çdo telefon në të gjithë botën, për vlerën 3.99 euro.
Në aplikacion do të ketë intervista, ngjarje të patreguara, e madje dhe aplikimet për të qenë pjesë e emisionit mund të bëhen nga aplikacioni.