Peshorja, parashikimi i Muajit Qershor 2020


Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores.

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Peshores, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Është muaj i udhëtimeve ky për ju. Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Përdoreni këtë periudhë për të zgjeruar horizontet në cilëndo mënyre të mundshme. Studimi dhe udhëtimet mund të zbulojnë gjëra për të cilat nuk jeni në dijeni. Përpiquni të mësoni nga çdo përvojë. Është koha e mirë për të filluar një kurs ose për të mësuar një disiplinë të caktuar. Përpiquni të dilni nga rutina. Mund të ndjeheni shumë më shpirtëror nga sa jeni mësuar zakonisht.

3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Shkoni në vende ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do ia kaloni shumë mirë nëse shkoni tani me pushime. Do ju tërheqin njerëz të pavarur me të cilët mund të ndani përvoja të pazakonta. Këto situata do t’ju bëjnë të reflektoni mbi mënyrën se si jetoni jetën tuaj, dhe këto pikëpamje të reja do doni t’i ndani dhe me të tjerë.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Akrepit. Do rritet dëshira për t’i menaxhuar fitimet tuaja në mënyrë më efektive. Do ndryshojnë gjërat të cilave iu jepni më shumë rëndësi.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më 12 korrik. Mbaroni punën që keni filluar. Mund të ndryshojë statusi juaj në aspektin profesional, shpresoj që për më mirë. Mund të keni probleme komunikimi me një menaxher ose me një klient. Keqkuptimet me njerëzit e punës janë të vështira për tu shmangur gjatë kësaj periudhe. Duhet të tregoni durim dhe kujdes. Kjo periudhë nuk është koha për ndryshime në karrierë ose për të aplikuar për një punë të re. Megjithatë mund t’ju vlejë shumë nëse bëni kërkime, nëse shikoni se çfarë hapësirash mund të jenë të disponueshme për ju më vonë, cilët janë njerëzit e mundshëm me të cilët mund të bashkëpunoni. Nëse jeni i vetëpunësuar, kujdesuni për marrëveshjet dhe klientët e rinj. Nëse keni mundësi që të bëni pushime, të kaloni ca kohë në shtëpi dhe të karikoheni, bëjeni.

20 Qershor: Dielli do vijë në Gaforre. Nga kjo datë e deri të paktën më datë 23 gusht do doni të shkëlqeni. Vizioni juaj do jetë më praktik dhe brenda kësaj periudhe do arrini të shikoni rezultate në punën tuaj. Më shumë kontakte me shifrat e autoritetit ka të ngjarë gjatë kësaj periudhe. Njohja ka të ngjarë të vijë në rrugën tuaj, nëse ju kërkoni atë apo jo, dhe përgjegjësinë që vjen menjëherë me të! Bëni atë që ju mendoni se është e drejtë, duke mbajtur parasysh që jeni në qendër të vëmendjes së shumë njerëzve të rëndësishëm për ju gjatë kësaj periudhe të vitit.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Fillime të reja në karrierë. Prisni ndonjë lajmërim ose ofertë të mirë.

23 Qershor: Neptuni do fillojë të zmbrapset për 5 muaj në shenjën e Peshqve. Qëndrojini larg kimikateve sepse do jeni më të ndjeshëm. Edhe stresi do ndikojë më lehtë në shëndetin tuaj prandaj bëni yogaaa. Mund të keni pak konfuzion me punën por në fund do dilni më të aftë për të përballuar ngarkesë. Prania e Neptunit mund t’ua bëjë të vështirë t’i përmbaheni rutinave ose orareve.

25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Kush është beqar do e njohë dikë në një udhëtim. Kush është në lidhje, do udhëtojë me partnerin në vende të bukura dhe të dy mund të mësoni shumë e kjo do ju afrojë.

27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021. Ata prej jush që nuk duan që të angazhohen seriozisht me dikë, mund të ndryshojnë mendje gjatë kësaj periudhe, në fund të fundit deri në janar të 2021 mund të ndryshojë bota e jo më mendja juaj. ? Gjithashtu mund të sillni më shumë ekuilibër dhe harmoni në jetën tuaj pa humbur shumë energji për këtë sepse do e bëni me pasion.

30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Gjatë vitit të kaluar, Saturni ju ka ndryshuar shumë në themel. Tani keni mundësinë që të bëni ndryshime të mëdha. Nëse keni menduar të zhvendoseni, të martoheni, të krijoni një familje, të blini një shtëpi të re, mund ta bëni. Do shtyheni që të bëni plane për të ardhmen tuaj personale ose të familjes. Përdorni mirë energjinë që ju jepet në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit tjetër.

Qiell të Mbarë.


Like it? Share with your friends!