Pfizer-BioNTech do të furnizojë BE-në me 100 milionë doza vasksine shtesë


Kompania BioNTech dhe gjiganti i barnave Pfizer do të furnizojnë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre.

Sipas CNN, BioNTech tha në një deklaratë të hënën se grupi shtesë do të rrisë numrin e përgjithshëm të dozave të furnizara në BE në 600 milionë.

“100 milionë dozat shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit të BE-së”, tha Sean Marett, Shefi i Biznesit dhe Zyrtari Kryesor i Tregtisë së BioNTech.

“Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi Marett.

Thierry Breton, komisioneri i BE-së i ngarkuar me vaksinat, tha të dielën se BE-ja kishte besim te BioNTech-Pfizer për shkak të furnizimeve të tyre të vazhdueshme të vaksinave.

gsh/


Like it? Share with your friends!