Pipero: Të gjitha vaksinat janë 100% efektive/ Proçesi i vaksinimit paksa i politizuar apo jo?


I ftuar në “Breaking” në Top Neës për të folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, ishte epidemiologu i njohur, Pëllum Pipero.

Sipas Piperos, situata aktualisht është më e qetë dhe se numri i të shtruarve në spitalet Covid është në rënie.

“Situata është më e qetë, numri i rasteve të reja të shtruara është më i ulët, është në rënie. Krahas rënies së shtrimeve të reja në spital edhe numri i rasteve të reja ka qenë në një rënie të dukshme, diku te 10% i rasteve të testuara, 2 ose 3 herë më i ulët se 2 muaj më parë. Duket një situatë me e qetë se para 1 muaji”, tha epidemiologu për “Breaking”.

I pyetur në lidhje me personat që janë skeptik ndaj bërjes së vaksinës anti-Covid, Pipero vendosi që të jepte një mesazh mjaft të rëndësishëm. Ai u shpreh se të gjitha vaksinat që janë në qarkullim, janë 100 për qind efektive.

Postimi i plotë

“Vaksinat që janë të regjistruara dhe të përdorura në vendin e origjinës, që kanë një eksperiencë në përdori në mijëra qytetarë në mbarë botën janë të mira. Edhe për mua të gjitha vaksinat janë të mira dhe vaksina më e mirë është ajo që i ofrohet më shpejt qytetarit, efekti apo qëllimi i një vaksine është të mundësojë jo vetëm mos infektimin por edhe nëse infektohesh të mos sëmuresh rëndë. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim e kanë 100 efektin, çdo person që vaksinohet qoftë me atë kineze, me Pfizer apo tjetër është 50% më shumë i mbrojtur ,50% më pak i riskuar. Vaksinat janë shumë të mira, të gjithë skeptikëve do ju thosha të mos i referohen “Google” apo lajmeve, por mendimit të specialistë. Një vaksinë që hyn në një vend duke marr miratimin e komitetit të vaksinimit është një vaksinë shumë e mirë”, tha Pipero.

Ndërsa për vaksinën kineze, epidemiologu tha se edhe ajo garanton garanci 100 për qind të jetës së qytetarëve.

“Është politizuar paksa procesi i vaksinimit, unë them tua lëmë në dorë specialistëve”, tha epidemiologu.

 


Like it? Share with your friends!