Porti i Durrësit certifikohet me standardet ISO për cilësinë e menaxhimit


Më 22 prill 2021, në mjediset e Autoritetit Portual Durrës (APD) u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të certifikimeve ISO.
Porti i Durrësit kaloi me sukses dy fazat e auditimit nga trupa certifikuese (Quality Austria), për 4 standarde ndërkombëtare:
ISO 9001:2015 – Menaxhimi i cilësisë,
ISO 14001:2015 – Menaxhimi i mjedisit,
ISO 45001:2018 – Menaxhimi i sigurisë dhe shëndetit në punë,
ISO 50001:2018 – Menaxhimi i energjisë.
“Standardizimi i shërbimeve portuale sipas kërkesave dhe referencave ndërkombëtare është jo vetëm një vlerësim për APD, por gjithashtu një udhërrëfyes për mbarëvajtjen e investimeve madhore të portit turistik në Durrës dhe portit të ri të integruar të mallrave në Porto Romano”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, z. Pirro Vengu.
Ky proces do të vijojë me standardizime të tjera të domosdoshme lidhur me aktivitetet portuale, njoftoi zyra e shtypit e APD-së.


Like it? Share with your friends!