Pra bashkëpunimi u anullua? Stresi flet në lidhje me Melisën për projektin muzikor, por mesa shohim…


Pas këngës së saj të parë “U kry”, dukej se Melisa kishte kërkuar një bashkëpunim me reperin shqiptar dhe fillimisht Stresi kishte pranuar. Ish-konkurrentja tregoi pak javë më parë se kishte nisur punën për këngën e re. Megjithatë, s’e dimë ç’ka ndodhur mes tyre dhe projekti është anulluar.

Ka qenë vetë Stresi ai që e ka bërë të ditur këtë, duke treguar se ka hatërmbetje me Melisën.

“Kur do të dalë kënga me Melisën?”- e pyet një ndjekës, ndërsa Stresi tregon:

“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh.”- ka shkruar Stresi, duke nënkuptuar se raportet mes tyre s’janë të njëjta dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim.

 


Like it? Share with your friends!