Pranga për 3 drejtues mjetesh, ndalohet 1 tjetër i shpallur në kërkim


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh. Po kështu policia tha se vuri në pranga dhe një tjetër person, të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:I. B., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

  1. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

 

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim F. K., 45 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamzë, Durrës, pasi më datë 17.09.2020, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin S. Rr., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!