Presidenti Meta: Të numërohen dhe një herë votat e pavlefshme


Presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, kërkon rinumërim të votave të pavlefshme, të cilat ishin në një përqindje mjaft të lartë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 për qind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 për qind votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 për qind fletë votimi të pavlefshme. Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund”, shkruan Meta.


Like it? Share with your friends!