Projekt ligji për pakicat – projekt i Jugosllavisë së re. LSI e denoncon në Kuvend


Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili është kundër ligjit për pakicat kombëtare. Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se sot nuk është dita për ta votuar këtë ligj. Ai deklaroi se ky është një projekt politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

VasiliKy ligj me mënyrën si është paraqitur nuk është sot dita për tu miratuar. Së pari sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, së dyti ai bie ndesh me interesat kombëtare shqiptare, së treti ai bie ndesh edhe në konventën kuadër për mbrojtjen e minoriteteve.

Pr/ligji na ofron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Ky është një konformizëm servile ndaj sloganeve europianem, shenjë e një papërgjiegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme. Jemi përpara një projekti politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.


Like it? Share with your friends!