Protestuan për ngjarjen ku humbi jetën 25 vjeçari, proçedohen penalisht organizatorët


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije sot se nisi proçedimin penal për dy organizatorët e protestës së djeshme në Durrës. Ishin një grup të rinjsh në Durrës, që u mblodhën dje përpara godinës së Prokurorisë së Rrethit, duke kërkuar drejtësi për vrasjen nga një polic të 25 vjeçarit Klodian Rasha.

“Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatorët e protestës së djeshme’, tha policia e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!