Pse jemi të lodhur? Për një kokërr kripë…por jo gjelle!


Vetëm 25% e të rriturve në vendin tonë marrin sasinë e rekomanduar ditore të magnezit dhe ndonjëherë nuk mjafton. Mosmarrja e magnezit mund të shkaktojë shumë sëmundje duke filluar nga ankthi tek diabeti. Shenjat e hershme të mungesës së magnezit përfshijnë humbjen e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi.

Shumica e këtij minerali ruhet në kocka dhe në organe, ku përdoret përgjithësisht për funksione të ndryshme biologjike.

Pse është kaq e rëndësishme që të marrim magnez?
Më së shumti mendohet se është thelbësore për zemrën dhe eshtrat, por nuk është kështu. Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme të trupit. Arsyeja pse është kaq e rëndësishme është sepse bën të mundur proceset e detoksifikimit, parandalimin e dëmtimit të kimikateve mjedisore, metaleve të rënda dhe toksinave të tjera.

Në librin “Mrekullia e magnezit” botuar nga Dr. Dean në vitin 2014, janë listuar të gjitha sëmundjet që mund të na shkaktojë mos marrja e këtij minerali.

Ja disa nga më të rëndësishmet:
-Ankth dhe panik
-Astmë
-Ciste
-Diabet
-Hipertension
-Pagjumësi
-Migrenë
-Dhimbje kronike të shpinës
-Infertilitet
-Osteoporozë
-Depresion
-Hipoglicemi
-Probleme me mëlçinë

Simptomat e para të mungesës së magnezit përfshijnë: humbje e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi të muskujve. Dhe nëse mungesa është e vazhdueshme mund të shkaktojë simptoma më të rënda të tilla si: mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kontraktimet e muskujve dhe dhimbje barku, ndryshime të personalitetit etj.

Përfitimet e marrjes së magnezit
Studimet kanë treguar se është e shkëlqyer për të mbajtur metabolizmin në mënyrë efikase. Magnezi është i pranishëm tek algat dhe perimet me gjethe jeshile, si spinaqi. Por edhe tek fasulet, arrat dhe farat, kungulli, luledielli, farat e susamit dhe avokadot./Shije.a

 


Like it? Share with your friends!