Një investim i Qeverisë Shqiptare dhe punime që po kryhen nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të Sukthit. Punimet e nisura janë inspektuar dje nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Sako u shpreh se investimi ka përfunduar në zonën e Sukthit të ri dhe tashmë po kryhen punime në lagjen 1 në Vadardhë.
Nga ana tjetër sako u shpreh se vijon puna për përmirësimin e furnizimit me ujë në Ishëm dhe shumë shpejt përfundon investimi në Katund të Ri.
Ky investim parashikon edhe instalimin e matësve inteligjentë dhe ndërtimin e depos së ujit 2 000 m³. Në përfundim të këtij investimi Spitalla dhe Portoromano do të furnizohen 24 orë me ujë.