Qëllon në ajër me armë zjarri, policia proçedon penalisht 31 vjeçarin


Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimi penal ndaj një 31 vjeçari që akuzohet se ka qëlluar në ajër me armë  zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, shtetasin J. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Mbrëmjen e djeshme, pas një njoftimi në sallën operative se në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e 31-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se arma që dispononte shtetasi J. B., ishte armë sportive dhe përdorej me fishekë manovër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!