Radio e parë shqiptare në Britani ”Voice of Albania” i bën thirrje shqiptarve: “Shqiptarë, vaksinohuni!”


Është shumë e rëndësishme që në këtë moment, për komunitetin shqipfolës që jetojnë përtej kufijve të ketë një vëmendje të shtuar të autoriteteve për t’i ndihmuar në procesin e vaksinimit e pse jo për tu dhënë e këshillat e nevojshme se si ata të bëhen pjesë e tij, e për më tepër pse duhet të vaksinohesh.

Shifrat kanë qenë alarmante sidomos në Britani, lu ndodhen dhe kanë ndërtuar jetën shumë shqiptarë.

Në një lidhje Skype për “Ëake Up”, drejtuesja e radios “Voice of Albania” në Britani, Eda Berisha rrëfeu si u ndërmor kjo nismë.

“Disa javë përpara, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock bëri një thirrje në radio për të gjithë komunitetet, sidomos për ato të Ballkanit e Europës Lindore dhe organizatat që drejtonin këto komunitete, të arrinin në formonin një lloj fushate për të sensibilizuar komunitetet e tyre mbi marrjen e vaksinimit.

Ai kishte parë një hezitim të madh nga këto komunitete në lidhje me vaksinimin dhe jo vetëm ai, por i gjithë stafi. Këto komunitete nuk shkonin pas thirrjes, pas mesazheve të marra nga mjekët për t’u vaksinuar.

Prandaj erdhi kjo ide, sapo e dëgjuan në radio dhe ne menduam si staf ta bënim si fushatë. Ne kemi zgjedhur individë dhe personazhe që janë të njohur për komunitetin shqiptar. Janë avokatë, mjekë, aktorë, infermierë, këngëtarë që kanë një impakt të drejtpërdrejt në komunitetin shqipfolës në Britani”, tha Eda Berisha.

 


Like it? Share with your friends!