Rama ironizon Metën: “Likja shkoi me kapuç në kokë te Gjiri i Lalzit”, nuk kanë faj patronazhistët, me të ardhur ai në dasmë, tmerron gjithë fisin!


Kryeministri Rama thumboi sërish Presidentin Meta, gjatë fjalës së tij në një takim elektoral në Fushë Krujë, Rama tha se Meta vdes për video dhe i duket sikur të gjithë i bëjnë video.

Sipas Ramës nuk kanë faj patronazhistët, kur Presidenti shkon me kapuç në kokë te Gjiri i Lalzit, pasi kushdo do të ja bënte një foto. Më tej, ai ironizoi dhe thumboi dhe Lulzim Bashën dhe programin e tij, teksa tha se ka program me djathë, qepë e raki.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Ne do të japim 5 mijë euro për cdo emigrant, që është gati të kthehet, ose edhe të rrijë atje, por të sjellë investimet e veta për ta hapur shtëpinë e babës, për të investuar, për ta kthyer atë në fitimprurëse. Kur ne ja dolëm me tërmetin, me virusin, kur ne sot jemi lart në tabelën e vaksinimit, si nuk ja dilkemi ne që ta ngjisim Shqipërinë në majën që meriton. Nuk bëhet fjalë për të përballur kundërshtinë e Zotit, por vetëm atë kundërshti që na del përbrenda. Atë thirrjen e dembelizmit, të pakënaqësisë cinike, thirrjen e përçarjes majtas e djathtas. Ku ka majtas e djathtas, Shqipëria është aty lart. Si majtas e djathtas? Djathtas me Lulin? Po pse kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla, e me çfarë kukulle? Kukull që e kurdis Ilir Meta, bashkë me Saliun. Saliun e kam merak, nuk duhet me e prek atë, se ai solli demokracinë! Që ta mbyll, ju nuk keni ardhur këtu që t’iu mbush mendjen unë, ju keni ardhur me mendjen top. Çështja është se deri më 25 prill, derë më derë, më 25 prill testohet karakteri. E keni parë programin e atyre? Program me të heq mendjen. Program që thotë vetëm ma jep aman, se vdiqa, se ta bëj jetën fushë me lule. Ma jep atë dreq, atë shejtan, votë, dhe unë do bëj çfarë të doni. Doni burs? Do ta bëj bursën, që të habitet mami me babin. Ti vetëm voto mor vëlla, martohuni, ju mbaj unë mor vëlla! 1 mijë euro për ciftet e reja në muaj. Pas 9 muajsh, 1 mijë euro të tjera.

Po nëna çfarë ka, pse është e mërzitur? Do ja rrisim pensionin. Mirëpo, si thotë krutani, dardha e ka bishtin mbrapa. Ata krutanët e djathtë, sapun për djathë e hanë me qejf të madh! Ky është programi i të djathtëve. Program me djathtë, qepë, raki, që e sjell Dash Shehi. Me tapë, është Paloka, se është vetë tapë. O Zot, këta do të sjellin ndryshimin. I keni parë makinat, ka një ndryshim karvani i Lulit me karvanin e Rrapushit. I keni marrë makinat sa të shtrenjta i kanë. Qahen për çmimin e naftës, por djegin vetëm më shumë. Makina me xhama të zinj, po e dini kush janë brenda tyre. Në ato makina janë ata që mezi presin, ata që mezi presin të hapin prapë bingot. Ne patronazhistët këtë punë kemi, shohim dhe prapa xhamit. Prandaj janë tërbuar. Fuskat, thotë Likja. Likja vdes për video dhe i duket sikur të gjithë i bëjnë video. Po çfarë faji ka patronazhisti, kur president shkon me kapuç në kokë në Gjir të Lalzit. President diversant, edhe thotë fuksat. Po aty dhe i mbarumi të jetë, kur e sheh presidentin me kapuç, do ja bëjë një foto. Ata mezi po presin të dalin nga makinat, të fillojë bixhozi, të fillojë nga e para lidhja me gjithfarë soj kriminelësh dhe policia të drejtohet nga influenca e kriminalëve.

 

 

Ne ja kemi bërë taksën zero, TVSH zero, biznesit të vogël, tani pse e duan Lulin këta, do ua cojë poshtë zeros?! Ka tregtar që e ha këtë? Çfarë mendje kanë këta mo, si ju punon mendja. Ore Edi Ramën mirë që s’e do, se nuk ka ardhur me bë krushqi. Unë jam edhe i martuar. Nuk ju pëlqejnë çitjanet e mia, se këta janë modernë, versace të gjithë. Mos më shif more fare, e ke në dorë, telekomandën dhe bum iku Edi Rama. Po Luli është si dardha me bishtin mbrapa. Po imagjino çfarë bishti ka, e ka me dy koka, Saliu dhe Iliri. Të vjinë në dasmë Saliu me Ilirin, me të tmerru kamarierë e kamarierë, fis e të gjithë. Po ku i gjen gjithë këto lekë ai? Po kur bëri atë nga Saranda në Tropojë brenda ditësh dhe tha ‘rekord’. Po ca rekordi është ky? Si Saliu që thoshte se theva rekordin e notin, not tek pull vetëm në det. Ka rob normal që rri 2 orë e 40 minuta duke folur me vete në det. Patjetër që do ta thyes rekordin, u thefsha unë në brinj t’u qesh.


Like it? Share with your friends!