Rama me gratë në fasoneri: “Do ndihmojmë biznesin që t’ju rrisin rrogat”


Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në një fasoneri ku ka njoftuar nisjen e vaksinimit për punonjës të kësaj fushe.

Rama tha se mbështetja që qeveria do t’i japë biznesit fason do sjellë rritjen e pagës minimale në 400. Po ashtu Rama nuk i ka kursyer edhe batutat me gratë në fasoneri duke thënë se “e rëndësishme të kemi mirë gratë, se burrat pastaj shohim e bëjmë.

Rama: Rrogat do ja rrisësh këtyre?

Biznesmeni: Nëse kam produkt 100% ka mundësi të shtoj rrogat dhe të bëj trajnim dhe të jem më kompetitiv në treg.

Rama: Ne do t’i ndihmojmë këta, këta do ju rrisin rrogat juve. Minimalen do ja çojmë 400 dhe pastaj me mbështetjen që do ju japim do e çojmë më shumë që të bëjmë ‘Made in Albania’. Të jeni mirë me shëndet, vaksinat do ju ndihmojnë edhe më shumë. Se e rëndësishme të kemi mirë gratë, se burrat pastaj shohim e bëjmë.


Like it? Share with your friends!