Rama publikon videon: Më 25 prill, shqiptarët duhet të vendosin për ngjitjen, apo të zhgënjejmë projektin që Zoti pati kur qëndisi Shqipërinë


Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka publikuar një pjesë të fjalës së tij ditën e djeshme në aeroportin e Kukësit, duke e përcjellë sot si një mesazh për shqiptarët lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Rama shtoi se 25 prilli është test karakteri për shqiptarët.

Ai thekson se shqiptarët duhet të vendosin nëse duhet të vijojë ngjitja, apo edhe njëherë të zhgënjejnë projektin që zoti pati kur qëndisi Shqipërinë.

Postimi i plotë:

‘’Kjo është koha jonë, ky është misioni ynë. Patjetër, ne sot të gjithë shqiptarët duhet që të shkojmë më 25 prill tamam si një test të karakterit tonë, dhe në këtë test të karakterit, shqiptarët duhet të vendosin nëse do të vijojmë të ngjitemi, apo dhe njëherë tjeër të zhgënjejmë projektin që zoti pati kur qëndisi Shqipërinë.’’- tha Rama.

 


Like it? Share with your friends!