Rama, video-mesazh elektoratit gri: Kush s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë


Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video-mesazh për elektoratin gri.

Rama shkruan në “Facebook” se “kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë”.

Duke publikuar mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill, Rama thotë se ky mesazh është aktual dhe i vërtetë sa për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë.

Mesazhi i Kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES! Kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë
Ditë të mbarë


Like it? Share with your friends!