RENDITJA/ Konte “mbreti” i trajnerëve të Serisë A, lë pas edhe… Murinjon


Antonio Konte fiton një tjetër titull: i katërti në Itali pas 3 me Juven, përveç një Premier Lige me Çelsin dhe Serisë B me Barin. Jo vetëm kaq, ai është edhe trajneri më i mirë i historisë së Serisë A për mesataren e pikëve për ndeshje. Statistikat e “Transfermarkt” janë llogaritur që prej kampionatit të parë të sezonit 1929-‘30 deri më sot dhe janë përzgjedhur vetëm trajnerët me të paktën 50 ndeshje në stol. Në “top 20” janë 3 trajnerë të kampionatit aktual.

 

20) Hektor Kuper (Inter dhe Parma): mesatare pikësh 1.81 (152 pikë totale në 84 ndeshje).

19) Erkole Rabiti (Juve dhe Torino): mesatare pikësh 1.81 (98 pikë totale në 54 ndeshje).

18) Renato Çezarini (Juve): mesatare pikësh 1.82 (122 pikë totale në 67 ndeshje).

17) Simone Inzagi (Lacio): mesatare pikësh 1.84 (349 pikë totale në 190 ndeshje).

16) Xhovani Trapatoni (Milan, Juve, Inter, Kaljari dhe Fiorentina): mesatare pikësh 1.84 (1.266 pikë totale në 689 ndeshje).

15) Roberto Mançini (Fiorentina, Lacio dhe Inter): mesatare pikësh 1.84 (583 pikë totale në 317 ndeshje).

14) Xhenaro Gatuzo (Milan dhe Napoli)mesatare pikësh 1.84 (217 pikë totale në 118 ndeshje).

13) Arrigo Saki (Milan dhe Parma): mesatare pikësh 1.85 (292 pikë totale në 158 ndeshje).

12) Lajos Czeizler (Kazale, Milan, Samp dhe Fiorentina): mesatare pikësh 1.87 (320 pikë totale në 171 ndeshje).

11) Xhovani Invernixi (Inter)mesatare pikësh 1.88 (147 pikë totale në 78 ndeshje).

10) Karlo Parola (Juve): mesatare pikësh 1.93 (312 pikë totale në 162 ndeshje).

9) Karlo Ançeloti (Parma, Juve, Milan dhe Napoli): mesatare pikësh 1.95 (950 pikë totale në 488 ndeshje).

8) Fabio Kapelo (Milan, Roma dhe Juve): mesatare pikësh 1.97 (896 pikë totale në 454 ndeshje).

7) Karlo Karkano (Alesandria, Juve, Inter dhe Atalanta): mesatare pikësh 1.98 (419 pikë totale në 212 ndeshje).

6) Rudi Garsia (Roma): mesatare pikësh 1.99 (189 pikë totale në 95 ndeshje).

5) Leonardo (Milan dhe Inter): mesatare pikësh 2.02 (123 pikë totale në 61 ndeshje).

4) Mauricio Sarri (Empoli, Napoli dhe Juve): mesatare pikësh 2.03 (384 pikë totale në 189 ndeshje).

3) Masimiliano Alegri (Kaljari, Milan dhe Juve): mesatare pikësh 2.04 (803 pikë totale në 394 ndeshje).

2) Zhoze Murinjo (Inter): mesatare pikësh 2.18 (166 pikë totale në 76 ndeshje).

1) Antonio Konte (Atalanta, Juve dhe Inter): mesatare pikësh 2.26 (415 pikë totale në 184 ndeshje).

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

 


Like it? Share with your friends!