Reshje dhe ulje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit për sot


Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.


Like it? Share with your friends!