Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në prononcimin e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit në njësinë 10 në Tiranë, u shprej se ky është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.
“Falenderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, vecanërisht të Tiranës që morën pjesë masivisht në zgjedhje. Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzankonshme. PD është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota, ndërkohë që PS me 200. Unë ftoj numëruesit të vijojnë të numërojnë me vendosmëri. Rezultatet në cdo kuti po tregojnë pikërisht këtë trend. ” tha Tabaku për mediat pak momente më parë.