Robert Berisha zbulon a ka një femër në jetën e tij dhe rrëfen marrëdhënien me Norën: Nuk mund të …


Robert Berisha ka sqaruar edhe një herë statusin e tij duke treguar se është single.

Pasi u vendos në qendër të vëmendjes për ndarjen nga Nora Istrefi dhe lidhjen me modelen Jessica Kadiu, këngëtari rrëfeu se nuk ka një femër në jetën e tij.

Ai u shpreh se nuk e di për sa kohë do qëndrojë vetëm por për momentin po shijon kohën me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Renee. “Po jetojmë në një vend të vogël dhe sado të jetë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël dhe nuk ke nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe fjalë, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet i kemi shumë të mira Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën. Kur e di që jam mirë, pse ta prish,”- tha Roberti.

 

Ndërsa foli edhe për projektin e tij të fundit që shpreson ta realizojë.

 

Këngëtari po punon për hapjen e një emisioni të vetin, që sipas tij do jetë shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri tani.

 

“Nëse realizohet show im, nëse e realizoj atë ëndërr që kam, do jem më ndryshe emisionet e tjera që ka pasur Kosova apo Shqipëria. Duke marrë parasysh se luaj në piano, këndoj dhe kam sens humori do jem më ndryshe. VIP-at nuk do ftoj shumë sepse janë të ngarkuar si edhe janë konsumuar duke qenë se kanë shumë ftesa për intervista. Do jenë mysafirë të profesionit. Do jetë 1 orë Roberti në ekran me gjithçka që ai di të bëjë,”– u shpreh ai i ftuar në emisionin “Prive”.


Like it? Share with your friends!