Rrëfimi tronditës! Burri i hallës abuzoi me vajzën e mitur, deklarata e së ëmës: Nëse nuk futet në burg…


Mamaja e një 19-vjeçareje, Vjoleta Koroni, ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të treguar se si vajza e saj është abuzuar kur ishte e mitur nga burri i hallës së saj.

Koroni ka treguar se Resmi Turani ka abuzuar me të bijën e saj që në janar të vitit 2015, kur ai punonte si taksist. Ajo u shpreh se si ai shkoi e mori në shtëpi në për të shkuar në Rinas për të marrë një grua në aeroport, dhe aty e kishte përdhunuar.

“Erdhi e mori në shtëpi, ne nuk donim ta linim. Tha se ishte edhe gruaja e tij, halla e vajzës. Atë nuk e kishte marrë me gjasmë nuk kishte vend në makinë, pasi gruaja që do merrte në aeroport kishte shumë valixhe”, tha Vjoleta.

Kjo e fundit tregoi se e bija i tregoi ditën e dytë kur ai e kishte dërguar në shtëpi. I kishte thënë vjehrrit dhe vjehrrës, por ata nuk e kishin lënë ta denonconte, pasi nuk i besonin vajzës.

“Më tha më kapi në Rinas, unë mblodha vjehrrin e vjehrrën, vëllain e burrit. Nuk më lanë të shtëpisë, më thanë gënjen çupa se është e vogël. Unë e besova shumë te vajza. Ai nuk e linte rehat. Edhe kur i solla të gjithë në shtëpinë e tij, ai e kërcënonte vajzën që të mos tregonte. Vajza kishte shenjat që ia kishte lënë ai. E kam pyetur Resmiun se pse ma bërë këtë, e ai më tha: Do të ndaj nga burri më tha mua. Ai nuk e la në asnjë moment vajzën time të qetë. Ai gjasmë bënte rrugën e taksistit, por i bënte roje vajzës time te shkolla. Vajza rrinte me shokët e shoqet e klasës, e ai thoshte se e kam parë me djemtë. Donte ta largonte nga shoqëria e klasës. Edhe kur e çova në shkollë të mesme, ai sërish e ndiqte”, tha ajo.

Më pas në vitin 2017, Resmiu erdhi e mori vajzën me pretekstin që do e dërgonte te shtëpia e tij për të bërë punët me gocën e tij.

“Në korrik të 2017, vjehrra dhe vjehrri im shkon në fshatin e tyre. Ai vjen te shtëpia ime dhe më thotë se dua vajzën se do bëjë disa punë shtëpie me gocën time. Unë i thashë jo. Ai bëri sikur po fliste në telefon me kunatin tim, dhe ai i dha leje. Por ai e mori. Unë dhe vajza nuk donim që vajzën ta dërgonim vajzën. Edhe mua  o më shkatërronte, se më thoshte do të të ndaj nga burri. Edhe pse kundërshtova, ai e mori vajzën me pretekstin se do e dërgonte te shtëpia e tij që të bënte punë. Edhe vajza i tha se nuk donte. Kur kanë qenë në makinë, ai e ka bllokuar makinën që të mos zbriste vajza. Ai e ka gënjyer gjatë rrugës, derisa e ka dërguar në një fshat tjetër, në një pyll ku nuk kishte as shtëpi as njeri që të dëgjonte.

Kur vajza erdhi në shtëpi tha: “Dua ujë që të lahem”. I them aq pis u bërë që do lahesh. U la dhe del duke u dridhur. E pyes ça ke, e më thotë ai prapë më kapi.  Herën e parë nuk më lanë njerëzit e burrit që ta denoncoja. Herën e dytë ika vetë. Nuk e shikoja dot më të më vinte në shtëpi”, tha Vjoleta.

Sipas saj, në polici Resmiu i ka thënë vajzës së saj se “do të lë gruan e do të marr ty”. Ajo shtoi se nuk ka pasur mundësi që të marrë një avokat dhe nuk e ka ndihmuar askush që të gjejë një.

Vjoleta u shpreh se ai ka bërë tre muaj burg dhe ka dalë. Ajo shton se nëse nuk vihet drejtësi, nëse ai nuk arrestohet dhe futet në burg, do ta vrasë vetë.


Like it? Share with your friends!