Rrëqethëse! Qentë endacakë tërhiqen zvarrë në kryeqytet dhe vriten në spitalin horror (VIDEO)


Rastet me qentë endacakë që keqtrajtohen dhe lihen në kushte mizerabël nga pushteti vendor sa vijnë e shtohen. Pavarësisht se të tilla raste janë dënuar gjithmonë nga shoqëria, vazhdojnë ende të jenë të shumta dhe të bëhen akoma më shqetësuese.

Ditën e sotme në rrjet është ngritur një tjetër denoncim për qentë endacakë ne kryeqytet. Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë disa video në të cilat shihet se si policët bashkiakë marrin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çojnë më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër. “ARSA Albania” ka qenë e para që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar videon rrëqethëse nga Kashari. Disa qytetarë kanë nxituar sot të shpëtojnë qentë, por janë përballur me arrogancën dhe dhunë nga policët që i kanë larguar me forcë.

 

 

 

 

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme disa personazhe të njohur si, Dorina Mema dhe Besa Kokëdhima, së bashku me disa qytetarë janë mbledhur para spitalit të qenve në Kombinat për të protestuar dhe treguar se çfarë ndodh realisht me kafshët e gjora aty brenda. Mirëpo spitali ka qenë i mbyllur, ndërkohë që duhet të jetë gjatë gjithë kohës në shërbim të qenve dhe qytetarëve që duan të adoptojnë ndonjë.

Dorina Mema ka ndarë në Instagram edhe disa video të vjetra brenda spitalit të qenve, ku shihet se në çfarë kushtesh të tmerrshme lihen kafshët.

“Nuk i kam postuar sepse kam menduar do kete zgjidhje dhe ndergjegjesim te Liderave Suprem. I kam shkruar, kemi postuar here pas here per te kerkuar nje MJAFT nga vete ai qe krijoi Mjaftin, por na injoroi se eshte Lider Suprem. SOT ESHTE MJAFTI JONE, mjaft pa interesa, pa bindje politike por mjaft per nivel qytetarie dhe njerzilleku, per ata shoke besnike qe s’kane goje por te shikojne ne drite te syrit vec per nje kafshate buke. Fondet jane por kafshet zhduken ne menyrat me brutale ne planet.

A keni Zemer ju? Nese po sot ai spital duhet te hapet”, shkruan Mema.

 

 

Ndërkohë që qytetarët prej orësh i kërkojnë llogari kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për këtë rast, ai nuk ka bërë asnjë lloj reagimi dhe vazhdon të merret me fasadën në rrjete sociale për fushatën.

icon/


Like it? Share with your friends!