Rreth 45% e popullatës mund të vaksinohet me dozat e siguruara deri më sot


Listës së vaksinave kundër Covid-19 që po përdoren në Shqipëri përmes marrëveshjeve me kompanitë e huaja, i është shtuar së fundmi edhe ajo ruse, Sputnik V.

Deri më tani vendi ynë ka siguruar mbi 2.5 milionë doza vaksinash kundër COVID. Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për person, sasia e dozave të siguruara mund të mbulojë rreth 45% të popullsisë.

Vaksinat e siguruara me marrëveshje:

  • Pfizer- 500 mijë doza
  • COVAX- 1 milion e 114 doza
  • Sinovac- 1 milion doza

Përmes marrëveshjes me kompaninë amerikano-gjermane Pfizer Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine.

Me parapagimin e 3.9 milionë dollarëve në mekanizmin Covax, sipas ministres së Shëndetësisë vendi ka siguruar 1 milionë e 114 vaksina.

Ndërsa, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e vaksinave kineze sipas kryeministrit Edi Rama qeveria ka siguruar 1 milion doza vaksine Sinovac.

Nga këto marrëveshje por edhe nga dhurimet që vende si Emiratet e Bashkuara Arabe bënë për Shqipërinë, në vend kanë mbërritur 396 560 doza vaksinash mes tyre Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Në total sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend janë kryer 281,254 doza të vaksinës kundër Covid-19:

Dozat e vaksinave:

  • 205,456 doza vaksinash për të moshuarit
  • 37,136 doza vaksinash për personel shëndetesor
  • 27,231 doza vaksinash për arsimtarët
  • 10,913 doza vaksinash për punonjës të policisë

Ministria e Shëndetësisë nuk specifikon sa persona kanë marre dy doza dhe sa kanë marrë një dozë nga ata që janë injektuar.

Së fundmi ka nisur vaksinimi dhe i të semurëve kronikë me veshka dhe i personave që kanë kryer transplante./Burimi:EuroNews

 


Like it? Share with your friends!