Rreze drite në fund të tunelit! 100 mijë të vaksinuar deri më tani


Deri më tani janë 100,000 qytetarë të vaksinuar në vendin tonë.

Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku thotë se drita në fund të tunelit, po afrohet çdo ditë e më shpejt.

“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit”, shkruan Manastirliu.

Sot u shënua dita e tretë e vaksinimit masiv në të gjithë vendin për moshat +70 dhe +75 vjeç, ndërsa për më të moshuarit vijon në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit.

Sipas autoriteteve, objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Ekspertja e të gjithë procesit të vaksinimit që po kryhet në vendin tonë siguron qytetarët se vaksina Sinovac ka të dhëna optimiste në lidhje me efektshmërinë në popullatë dhe ajo pritet të parakualifikohet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë këto ditë.

Antitrupat me Sinovac mund të krijohen brenda dhjetë ditëve të para pas dozës së parë, ndërkohë që doza e dytë mund të kryhet jo më afër se një muaj nga doza e parë por mund të shtyhet edhe më shumë. Për të katër vaksinat që janë në Shqipëri, pra Sinovac, Sputnik, Pfizer dhe AstraZeneca, Bino thotë se janë të efektshme ndaj Covid. Por me këto ritme të vaksinimit, kur Shqipëria mund t’i kthehet normalitetit?

Silva Bino: Ne jemi në garë me kohën për të vaksinuar sa më shumë, sidomos me dozën e parë, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë të mirë vaksinave. Në qoftë se ne do të kemi këtë furnizim me vaksina, të cilat do të vijnë sipas marrëveshjeve në kohën e duhur, besojmë se deri në fund të qershorit të kemi të vaksinuar të paktën 40% të popullatës.

 


Like it? Share with your friends!